Pengmarrja Lezhe, Krimet e Renda nisin hetimet
Prokuroria e Krimeve te Renda ka marre ne shqyrtim materialet hetimore ne ngarkim te shtetasit Gezim Marku, i dyshuar si autor i pengmarrjes se nje femije, pak dite me pare ne Lezhe. Dosja hetimore ndodhet ne regjistrin e kesaj prokuroria, ku edhe pritet qe t'i caktohet nje prokurori. Marku akuzohet per pengmarrjen e 6-vjecarit, M.Prenga nga lagjja Koder Marlecaj, ne Lezhe. Ngjarja per te cilen akuzohet 25 vjecari ka ndodhur ne qytetin e Lezhes. Femija eshte mbajtur 12 ore peng duke e izoluar ne nje banese te zones se Gjadrit dhe me pas eshte liruar. Disa dite me pare Gjykata e Rrethit caktoi ndaj tij masen e sigurise "arrest me burg". Gjate deklarimeve perpara grupit hetimor, i pandehuri mesohet se ka pranuar krimin, ndersa ka shprehur pendesen per ngjarjen ne fjale. Ne deklarimet e tij i pandehuri ka bere me dije se e mori femijen peng per t'u hakmarre ndaj babait te tij, Anton Prenga, per te cilin kishte dyshime se i kishte marre te dashuren. Ai ka shpjeguar para hetuesve, se femijen e kishte rrembyer per te rimarre serish te dashuren e tij, por jo se kishte qellime per t'i bere keq 6 vjecarit. Pas kalimit te dosjes hetimore ne Prokurori, do te jete Gjykata e Krimeve te Renda e cila do te vleresoje edhe nje here masen e sigurise ne ngarkim te tij. Marku akuzohet per vepren penale te "rrembimit te personit".