Mitrovica eliminon qentë endacakë me vrasje

Komuna e Mitrovicës ka filluar një aksion të ri për vrasjen e qenve endacakë, që sipas zyrtarëve të Komunës, paraqet problem serioz për qytetarët. Vetëm mbrëmë janë vrarë 33 qen.
Sipas drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Behxhet Bala, këtë aksion e kanë nisur pas ankesave të shumta të qytetarëve. Bala ka deklaruar se janë në dijeni që kjo nuk është zgjidhja e duhur, por nuk kanë rrugëdalje tjetër.
Ndërsa, qytetarët janë të shqetësuar nga numri i madh i qenve endacakë që janë në qytetin e Mitrovicës.Por, kjo metodë e eliminimit të qenve endacakë po kundërshtohet nga shoqatat që merren me mbrojtjen e kafshëve, duke kërkuar që mos të vazhdohet me vrasjen e qenve.
Këto shoqata thonë se vrasja e qenve dëshmon për një kulturë të ulët institucionale, e cila assesi nuk ka pranuar vlerat evropiane. Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut kohë më parë ishte shprehur shumë i shqetësuar me skenat dhe mënyrën e vrasjeve të qenve endacakë duke i quajtur të papranueshme. Ky aksion do të zgjasë deri më 29 qershor.Indeksonline/