E Diel, 1 Nëntor 2026

Të dy kryeministrat kundërshtojnë njëherazi planin e Ban Ki Moon prej gjashtë pikash

“Ndarja e Kosovës, reaksione zinxhir në Ballkan që rrezikojnë stabilitetin”

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe homologu i tij malazez, Milo Gjukanoviç, kanë deklaruar dje se ndarja e Kosovës mbi baza etnike është një plan i varrosur. Duke komentuar planin prej gjashtë pikash të OKB për Kosovën, të dy kryeministrat u shprehën kundër implementimit të tij. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kryeministrat komentuan planin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për implementimin e misionit EULEX në Kosovë. Kryeministri malazez shprehu qëndrimin e qeverisë së tij për Kosovën, duke theksuar se qeveria e që ai drejton, është kundër çdo ndarjeje të shtetit të ri. “Një ndarje e Kosovës do të shkaktonte reaksione zinxhir në rajon që nuk do t’i shërbenin aspak stabilitetit”, tha Gjukanoviç.
Nga ana e tij, kryeministri Sali Berisha u shpreh kundër planit gjashtë pikash për implementimin e misionit EULEX në Kosovë. “Plani ka probleme serioze, pasi favorizon një ndarje të butë të Kosovës”, tha Berisha, duke sjellë në vëmendje se problem serioz në Ballkan është nacionalizmi i serbeve. Të dy kryeministrat, Berisha dhe Gjukanoviç, kërkuan që Këshilli i Sigurimit të konsultohet gjerësisht me faktorët lokalë rreth planit që parashikon për Kosovën. Sipas tyre plani aktual 6 pikësh ka probleme serioze në përbërjen e tij. Në këtë temë, ata shpresuan se KS do të gjejë një projekt të pajtueshëm.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›