E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati: Breivik parashikonte sulme të tjera

“Ka pasur disa projekte të përmasave të ndryshme atë të premte”, deklaroi avokati Geir Lipestad, i cituar nga e përditshmja norvegjeze “Aftenposten”.

“Disa gjëra ndodhën atë ditë, për të cilat nuk dëshiroj të flas përsëri dhe që bënë që ngjarjet të zhvilloheshin ndryshe nga sa kishte parashikuar ai”, shtoi avokati.

Policia norvegjeze tha sot se nuk do të bënte komente. “Ajo që mund të themi është se kemi inspektuar rreth 10 zona për të parë nëse kishte kërcënim tjetër, por nuk gjetëm asgjë”, deklaroi një zyrtar.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-07-29 16:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›