21 janari, Berisha: Hetimi i kompromentuar zgjedhjet do mbahen
TIRANE-Kryeministri Berisha sulmon sërish Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama për rrjedhje të informacioneve dhe deklaron se procesi hetimor për 21 janarin është i kompromentuar.Sa i përket zgjedhjeve garanton set do të bëhen më 8 maj dhe jep garanci se ato do të jenë të lira dhe të ndershme.
BERISHA: PROCESI HETIMOR PER 21 JANARIN I KOMPROMENTUAR
Kryeministri Berisha sulmon sërish Prokuroren e përgjithshme Ina Rama për rrjedhje të informacioneve dhe deklaron se procesi hetimor për 21 janarin është i kompromentuar.
Gjithashtu ai akuzon kreun e organit të akuzës dhe për njëanshmëri.
„Prokuroria fle mbi qindra dosje dhe ka hapur qindra dosje ndaj adminsitratës aktuale. Ndonëse njëanësia e saj është shërbimi më i keq që i bën zbatimit të ligjit, me këtë vendim heqim cdo lloj pengese burokratike e dalim të barabartë para ligjit me secili nga zgjedhësit tanë.”- deklaroi Berisha në mbledhjen e Grupit PD ndërsa firmosi draftin që PD do propozojë në parlament për kufizimin e imunitetit.
BERISHA: ZGJEDHJET DO MBAHEN ME 8 MAJ
Kryeministri Berisha garanton se zgjedhjet e 8 majit do të bëhen dhe jep garanci se ato do të jenë të lira dhe të ndershme.
“Askush s’mund të pengojë zgjedhjet e 8 majit” deklaroi Berisha në mbledhjen e sotme të grupit PD.
“Konstatojmë përpjekje për degradimin e procesit… Çdo ditë zoti Rama kupolës së tij i thotë se në nuk do të marrim pjesë në zgjedhje dhe ne do zvarrisim vendin si në 1997-n. Zgjedhjet do të bëhen në 8 maj dhe nuk do ketë forcë që do i zhvendosë ato. Opozita do ketë të gjitha hapësirat që duhet të ketë në një garë elektorale të një vendi të lirë”, tha Berisha.
Gjithashtu ai shtoi se edhe PPE, në rezolutën e saj për situatën në Shqipëri dhe integrimin drejt BE-së ka ftuar opozitën të marrë pjesë në këto zgjedhje.
Berisha shtoi se protestat e opozitës janë respektuar. “Bllokmenët organizuan 1730 protesta,” por “ askush nuk mund të mposhtë institucionet me dhunë”. Berisha akuzoi Ramën se ka kthyer partinë e tij në një parti dhune.
(s.g/balkanWeb)