E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati: Limajn duan ta dëmtojnë

Avokati i ish ministrit kosovar, Fatmir Limajt, Tomë Gashi e konsideron një qëllim për dëmtimin e reputacionit të klientit të tij, marrjen në pyetje nga Prokuroria e EULEX.

Ai thekson kështu nisur nga fakti se ftesa, Limajt i është bërë tre muaj më parë, pasi ai do të merret në pyetje më 20 shtator. Ftesa e Prokurorisë së EULEX-it për Limajn, sipas avokatit Tomë Gashi, ka të bëjë me dyshimet për korrupsion në Ministrinë e Transportit, që tani quhet Ministria e Infrastrukturës.

Gashi ka thënë se Limaj ka mundur të ftohet në Prokurorinë e Speciale të EULEX-it ditën e parë që t`i sqarojë pretendimet e tyre eventuale, nëse ata kanë pasur ndonjë provë për korrupsion apo për afera korruptive, mirëpo nuk e kanë bërë këtë dhe tani kërkojnë që pas 18 muajve ta marrin në pyetje për herë të parë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›