E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, pranga 6 shqiptarëve pasi sulmuan me thikë 50 vjeçarin

6 shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane. Disa të rinj mbrëmjen e djeshme janë grindur me thika mes tyre, ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e 6 prej tyre, të cilët akuzohen për grindje dhe dhunim personal. Gjashtë të arrestuarit janë shtetas shqiptarë, të rinj të moshave të ndryshme.

Policia italiane ka nisur për kërkimin e tyre pasi një 50 vjeçar shqiptar është paraqitur me plagë të rënda në spital. Burri ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e ndodhur dhe sulmin ndaj tij me thika.

Më pas karabinierët kanë identifikuar shqiptarët dhe kanë bërë më pas arrestimin e tyre. Në shtëpinë e njërit prej shqiptarëve është gjetur thika me të cilën është goditur 50 vjeçari.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›