Avokati Pjetra pranon të mbrojë Dajtin: Dua 200 mijë €. Gjykata rrëzon kërkesën
TIRANE - Pas shtyrjes së vazhdueshme të seancave gjyqësore, në ngarkim të Dritan Dajtit, për shkak të mungesës së avokatëve, më në fund një avokat mori përsipër mbrojtjen e tij dhe u paraqit sot në gjykatë.
Avokati Ndue Pjetra pranoi të mbrojë Dritan Dajtin, i akuzuar si autor i masakrës së Durrësit, ku humbën jetën katër policë, duke vendosur 2 kushte paraprake për të nisur procesin. Mësohet se avokati ka kërkuar 30 ditë kohë për të studiuar dosjen e të akuzuarit si dhe një shpërblim prej 200 mijë eurosh. Kërkesa këto që u hodhën poshtë nga gjykata.
Pas refuzimit të gjykatës, avokati Pjetra tha se nuk mund të pranonte mbrojtjen e Dritan Dajtit dhe u largua nga salla, duke bërë që procesi të rikthehet sërish aty ku ishte. Dritan Dajti refuzoi sërish që seanca të vijonte pa praninë e një avokati mbrojtës dhe braktisi seancën.
Prokurori i çështjes i konsideroi kushtet e avokatit Pjetra si tentativë për të zvarritur sërish procesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit. Ndërsa i akuzuari kërkoi që avokatit t’i plotësohen kërkesat.
“Oferta që ka bërë Pjetra për 200 mijë euro, më e ulëta. Pranojani kërkesat, më pëlqen performanca e tij”- deklaroi Dajti.
Që kur nga gjykimi i çështjes u largua avokati Asaf Hadëraj, Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë asnjë seancë gjyqësore ndaj të dyshuarit si autor të masakrës së Durrësit. Në shumë raste, shumë nga avokatët e caktuar nga pesëshja gjykuese kanë refuzuar ta mbrojnë Dajtin, ndërsa të tjerë nuk kanë preferuar të paraqiten fare në proces.
Në rastet e fundit, trupi gjykues ka tentuar ta zhbllokonte gjyqin “Dajti”, duke i zhvilluar seancat vetëm në praninë e të pandehurit. Por, nëse më parë është bërë pengesë mungesa e avokatit në sallë, kohët e fundit pengesë është bërë vetë mungesa e të pandehurit, Dritan Dajti, i cili seancë pas seance largohej nga kafazi i hekurt.
Nga një i pandehur Dajti u kthye në akuzues për trupin gjykues, të cilin e akuzonte për zvarritjen e procesit, për shkak se nuk mund të gjenin një avokat mbrojtës për të.
Dritan Dajti akuzohet se ka vrarë katër policë në Durrës, për të cilët ende nuk është zhvilluar asnjë seancë normale për gjykimin e tij.
(er.nu/BalkanWeb)