Avokati i Andi Tomës: Hetimet, të pavlefshme
Tirane-Avokati Genc Gjokutaj i paraqiti sot Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, një deklaratë memorie, që e cilëson si të pavlefshme proçedurën hetimore të Prokurorisë ndaj, ish -funksionarit të ministrisë së Transporteve, Andi Toma, një nga të akuzuarit për abuzime me detyrën gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës.
“Veprimet e Prokurorisë janë jashtë afatit ligjor”, tha për mediat avokati Genc Gjokutaj, duke konfirmuar se nuk kishte firmosur asnjë dokument për njohjen me materialet proceduriale të prokurorisë në ngarkim të të pandehurit Andi Toma.
Mbrojtja e tw pandehurit, Toma bën të ditur mospjesëmarrjen e tij në kryerjen e veprimeve proceduriale, të cilat janë jashtë afateve hetimore të çështjes, që u ndërprenë pak ditë më parë me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Për rrugën Durrës-Kukës po hetohen aktualisht ministri i Jashtëm, Lulzim Basha asokohe, ministër Transportesh dhe vartësi i tij, ish-drejtori Juridik, Andi Toma.