E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojanis paralajmëron takim të ri për emrin e Maqedonisë

Negociuesit e përfshirë në kontestin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, për çwshtjen e emrit do të takohen sërish në dhjetor.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis në Bruksel, ku mori pjesë në takimin e NATO-s.

Sipas saj, këtë muaj, negociuesi grek Adamantios Vasilakis do të takohet me negociuesin e ri të Maqedonisë, Zoran Jolevski. Tani për tani nuk ka informata se ku do të mbahet takimi.

Ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s të mërkurën konfirmuan konstatimet nga samiti në Bukuresht, se Maqedonia do të bëhet anëtare pas zgjidhjes së kontestit për emrin me fqinjin jugor. /Telegrafi/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›