Avokati i Delijorgjit Amerikanete dinin per Gerdecin
TIRANE- Njeri nga personat amerikane ne Gerdec pikerisht Rod Tejlor sipas avokatit te Delijorgjit e ka ditur se shperthimi do te ndodhte dhe per kete ka instaluar nje kamera ne hotelin ku qendronte ne Vore ku ka filmuar edhe shperthimin.
Delijorgji i cili u mbrojt ne gjykate me nje material voluminoz ku permendeshin dokumente qe nga krijimi i Albademil e deri tek kontratat mes saj dhe kompanise amerikane SAC. Sipas avokatit te Delijorgjit ka qene shtetasi amerikan Patrick Henry i cili jo vetem me dokumente por edhe i pranishem ne Ministrine e Mbrojtjes ka kerkuar te kryeje cmontim dhe cmilitarizim municionesh. Avokati i Delijorgjit Gezim Veleshnja tha se Patrick Henry ka mbajtur marredhenie zyrtare me administraten e Ministrise se Mbrojtjes dhe strukturat e saj gjate ketij aktiviteti dhe aludimi i prokurorise se Delijorgji ka nderhyre ne marrje vendimesh bie ne kundershtim me dokumentet e administruara ne gjykim. Shtetasi amerikan Patrick Henry ortaku i vetem i kompanise SAC krijoi nje shoqeri te se drejtes shqiptare me emrin Albademil e cila do te administrohej nga dy administratore me detyra dhe pergjegjesi te ndara. Patrick Henry do te mbulonte fushen e cmilitarizimit deri tek transporti ndersa Delijorgji vetem anen e financimit.
Sipas kontrates se nenshkruar ne vijim rezulton nga dokumentet se Ministria e Mbrojtjes nepermjet strukturave vartese mori persiper vendin e demontimit transportin e municioneve dhe llojin e tyre si dhe sigurine e procesit te demontimit ndersa SAC nepermjet Albademil do te pergatiste kantierin do te organizonte punen dhe rekrutimin e punonjesve. Avokati kerkoi pushimin e ceshtjes penale ne drejtim te Delijorgjit dhe argumentoi se akuzat e prokurorise jane te pabaza dhe tendencioze.
eq/shqiptarja.com