E Diel, 1 Nëntor 2026

BB5 Arbana Veshja imeekstravagante por ndihem komod

TIRANE- Jo vetem nje spektakel si Big Brother Albania por edhe moderatorja e tij Arbana Osmani kane qene ne qender te thashethemeve ne media. Veshja ekstravagante e Arbana Osmanit ka terhequr jo vetem vemendjen e mediave por edhe te opinionit publik. Komentet kritike per moderatoren Arbana Osmani ka pasur edhe nga kryeredaktorja e revistes Madame Mapo Iva Tico e cila ka komentuar veshjen e saj ne statusin e saj ne facebook.

Tico ka thene se Fustani eshte shume I bukur pa Arbanen brenda. Kaq kisha. Osmani kishte zgjedhur modelin e gabuar te fustanit sepse ka nje trup pa shpatulla dhe pa qafe. Pa shije ishte zgjedhur edhe varesja qe ajo kishte vendosur ne qafe. Komente ka pasur edhe per kepucet e Arbanes qe ndonese ishin dizenjim i stilistit Giuseppe Zanotti rane ne sy per mungesen e takes se famshme te larte.

Ne nje prononcim per shqiptarja.Com Osmani thote se ne kete edicion te peste te Big Brother Albania veshjet e saj do te jene me ekstravagante dhe me te guximshme.

Kete sezon eshte menduar nga une dhe stafi i profesionisteve qe me keshillojne te vesh tendencat e fundit thote Osmani.

Ajo shton se ato do te jene veshje qe shume kujt mund ti duken te cuditshme dhe absurde per tu veshur jashte ekranit por qe une ndjehem shume komode ne to. Jo pa qellim jane zgjedhur veshje nga Alexander Mc queen Miu Miu etj.

Lidhur me komentet e bera per veshjen e saj te shtunen ne mbremje moderatorja e BB5 Arbana Osmani ka preferuar mos ti komentoje duke thene se gjithsecili ka shijet e tij.

Nuk kam asnje koment per te bere ne lidhje me veshjen. Shijet e secilit jane personale. Jam e lumtur dhe falenderoj Top - Channel qe me mundeson te vesh tendencat e fundit dhe qe ne kete drejtim ashtu si ne cdo strukture tjeter jemi ne nje hap me kohen. u shpreh Osmani.

Ne kete drejtim ajo ka nenvizuar se i falenderon te gjithe ata qe e kane kritikuar sepse ne thelb i duan te miren. I falenderoje dhe i pershendes te gjithe ata qe kane komentuar une e di qe ata qe me kritikojne prej kohesh thelle thelle me duan vecse te miren ka thene prezantuesja e reality show-it me te ndjekur ne Shqiperi Arbana Osmani.
shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›