Deshmia e Minxhollit; "Isha ne fabrike"
Prokuroria e Tiranes do te therrese por te deshmuar kreun e SHIU-it si dhe ate te SHISH-it per te dhene deklarime te tyre ne lidhje me tragjedine e Gerdecit. Burime nga organi i akuzes bene te ditur se te dy drejtuesit e ketyre dy institucioneve informative do te thirren ne cilesine e personit qe ka pasur dijeni ne lidhje me tragjedine. Nderkohe qe keta te fundit do te japin shpjegime edhe ne lidhje nese kane mbajtur ndonje raport ne lidhje me transportimin e armeve apo hetimeve te tjera te bera qe kane lidhje pikerisht me fabriken e municioneve qe ndodhej ne Gerdec. Po dje eshte marre ne pyetje edhe ne pyetje komandantin e Forcave te Bashkuara Ushtarake, gjeneral Shpetim Spahiu, lidhur me ngjarjen e Gerdecit. Sipas urdhrave te leshuar nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i takonte Komandes Ushtarake te merrej me ruajtjen dhe sigurine ne kete te ashtuquajtur fabrike, por qe s'ishte vecse nje punishte per demontim municionesh te kalibrave te ndryshem. Burime nga organi i akuzes bene te ditur se gjeneral Spahiu eshte pyetur edhe mbi transportin e municioneve nga ane te ndryshme te vendit drejt Gerdecit, kush i ka dhene urdhrat per keto levizje, kujt i raportohej per transportimin dhe sa makina leviznin ne dite, kush i percaktonte keto detyra, per t'i vene me pas ne zbatim nga Komanda Ushtarake e drejtuar nga Spahiu. Sipas burimeve ana e Prokurorise se Tiranes, Spahiu ka bere te ditur se ne lidhje me te gjitha veprimet e tij ka raportuar ne Shtabin e Pergjithshem, ku edhe do te jete mbajtur nje raport per keto levizje.
Hetimet
Prokuroret qe hetojne tragjedine e Gerdecit kane marre ne pyetje komandantin e Forcave te Bashkuara Ushtarake, gjeneral Shpetim Spahiu, lidhur me ngjarjen e Gerdecit. Nderkohe qe ne cilesine e personave qe kane dijeni per ngjarjen do te merren ne pyetje edhe dy kreret e SHIU-it dhe atij te SHISH-it. Shume shpejt nen cilesine e personit qe ka dijeni mbi fakte dhe rrethana, apo dhe qe duhet te kete dijeni, do te merret ne pyetje nje tjeter gjeneral, shefi i Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha. Eshte pikerisht Shtabi i Pergjithshem i Forcave te Armatosura nga ku duhej te dilnin urdhrat per transportin e municioneve, sigurine e vendeve ku behej demontimi apo asgjesimi i tyre, inspektimin e zonave ku behej demontimi, si dhe te tjera funksione te ketij shtabi.
Nderkohe qe zyrtare te tjere te Ministrise se Mbrojtjes do te thirren ne cilesine e deshmitareve per te zbardhur te verteten ne lidhje me tragjedine e Gerdecit, armeve qe transportoheshin nga veriu e jugu per ne zemer te Shqiperise. Deshmitare te tjere te ketij procesi kane qene edhe punetore te fabrikes te cilet kane pare ngjarjen nga afer. Ne deklarimet e tyre te mbijetuarit e tragjedise kane bere te ditur ne drejtuesi teknik i punimeve Dritan Minxholli ka qene qe heret ne mengjes ne fabrike, por eshte pare edhe ne momentet perpara se te ndodhte shperthimi. Ne deshmite e dhene deri me sot ne organin e akuzes asnje nga deshmitaret nuk ben te ditur qe Minxholli t'u kete ofruar ndihme nga ana e tij, por keta te fundit bejne te ditur se jane larguar nga fabrika menjehere sapo kane pare zjarrin qe kishte rene ne fabrike. Burimet nga prokuroria bejne te ditur se deri ne deklarimet e sotme nuk eshte permendur asnjehere qe Mihal Delijorgji te kete qene ne fabrike diten e ngjarjes. Sipas te mbijetuarve te fabrikes, diten e shperthimit, ky i fundit nuk eshte pare ne fabrike asnje moment.
Sipas urdhrave te leshuar nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i takonte Komandes Ushtarake te merrej me ruajtjen dhe sigurine ne kete te ashtuquajtur fabrike, por qe s'ishte vecse nje punishte per demontim municionesh te kalibrave te ndryshem. Burime nga organi i akuzes bene te ditur se gjeneral Spahiu eshte pyetur edhe mbi transportin e municioneve nga ane te ndryshme te vendit drejt Gerdecit, kush i ka dhene urdhrat per keto levizje, kujt i raportohej per transportimin dhe sa makina leviznin ne dite, kush i percaktonte keto detyra, per t'i vene me pas ne zbatim nga Komanda Ushtarake e drejtuar nga Spahiu. Sipas burimeve ana e Prokurorise se Tiranes, Spahiu ka bere te ditur se ne lidhje me te gjitha veprimet e tij ka raportuar ne Shtabin e Pergjithshem, ku edhe do te jete mbajtur nje raport per keto levizje. Shume shpejt nen cilesine e personit qe ka dijeni mbi fakte dhe rrethana, apo dhe qe duhet te kete dijeni, do te merret ne pyetje nje tjeter gjeneral, shefi i Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha. Eshte pikerisht Shtabi i Pergjithshem i Forcave te Armatosura nga ku duhej te dilnin urdhrat per transportin e municioneve, sigurine e vendeve ku behej demontimi apo asgjesimi i tyre, inspektimin e zonave ku behej demontimi, si dhe te tjera funksione te ketij shtabi.
SSSASS