E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit ILDKP, marrëveshje për luftën kundër korrupsionit

Avokati i Popullit dhe kreu i ILDKP-se

Avokati i Popullit dhe Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja dypalëshe e nënshkruar nga Avokati i Popullit, Igli Totozani, dhe inspektori i Përgjithshëm i ILDKP-së, Adriatik Lalla, ka për qëllim forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit, krimit ekonomik, konfliktit të interesave, veprimeve që cënojnë mirëfunksionimin e administratës publike dhe në të njëjtën kohë mbrojtjen e interesave të individit.

Në fjalën e tij, Totozani u shpreh se Avokati i Popullit ka detyrim kushtetues të mbrojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë nga veprimet e paligjshme të administratës publike.

Korrupsioni dëmton të drejtat e qytetarëve ndaj institucioni ynë ka objektiv madhor luftën kundër korrupsionit. Kjo është marrëveshja e parë e institucionit të Avokatit të Popullit me një institucion të rëndësishëm, e cila u hap rrugë dhe shumë marrëveshjeve të tjera, shpreh Totozani.

Ndërsa inspektori i përgjithshëm I ILDKP-së, Adriatik Llalla, u shpreh i kënaqur me mirëkuptimin e Avokatit të Popullit për luftën e përbashkët kundër korrupsionit, duke theksuar se Totozani po e rivitalizon institucionin që ai drejton.

Së bashku, institucioni i ILDKP dhe Avokati i Populit do rrisin besimin dhe luftën kundër korrupsionit, tha Lalla. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›