PD-PS, konsensus për ndryshimin e KQZ

Nga tryeza e Reformës Zgjedhore
Tryeza dyditore e OSBE-së për reformën zgjedhore, ekspertët propozojnë ndryshime për administratën.
Tre variantet, nga KQZ me formulën aktuale te ajo me një anëtar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ndryshojë përbërjen, por jo formulën e zgjedhjes së tij. Ky konkluzion duket se ka dalë nga tryeza e organizuar në Tiranë nga OSBE-ja, ku ka mbledhur bashkë ekspertë të ODIHR-it për zgjedhjet dhe përdorimin e teknologjisë së lartë në zgjedhje, të Komisionit të Venecias, por dhe anëtarët e Komisionit të posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ekspertët e huaj
Ekspertët e huaj që referuan në këtë tryezë, Charles Lasham, ekspert ndërkombëtar për zgjedhjet, solli në vëmendje praktikat e përbërjes dhe vendimmarrjes së komisioneve zgjedhore në disa vende të ndryshme të botës, kryesisht të Lindjes ish-komuniste. Ndërsa Jessie Pilgrim, ekspert ligjor i OSBE/ODIHR-it që po bashkëpunon nga afër me Komisionin e Reformës Zgjedhore, duke sjellë shembuj nga zgjedhjet e vitit 2001 në Shqipëri, kërkoi nga administrata zgjedhore të zbatojë vetëm ligjin, dhe jo urdhrat partiakë. Për anëtarët e maxhorancës dhe opozitës së Komisionit Zgjedhor, pika e debatueshme ishte kuptimi i rekomandimit të ODIHR-it, që kërkon “riformulim të KQZ-së dhe rritje të pavarësisë së saj”. Se si duhet realizuar ky rekomandim, duke se palët ndahen. Por si PD, edhe PS bien dakord se KQZ-ja aktuale do të riformulohet, pasi dhe mandati i saj përfundon para zgjedhjeve të 2013-s. Përbërja aktuale e KQZ-së ndoshta do të kërkojë dhe ndryshimin e procedurës së ankimimit, garanci shtesë për vendimmarrjen, për të shmangur problematikat e krijuara në 2009-n, kur nuk iu dha e drejta e dy anëtarëve të KQZ-së për të hapur kutitë, por, mbi të gjitha, mënyra e zgjedhjes së kryetarit të KQZ-së, që pritet të jetë e ndryshme nga ajo aktuale. Kështu, pritet të diskutohen tri variante të KQZ-së, një variant sipas atij ekzistues, varianti miks, me anëtarë nga partitë parlamentare dhe nga institucionet e pavarura dhe një variant monokratik, ku KQZ të ketë vetëm një anëtar, variant që do të thjeshtëzonte vendimmarrjen.
Komisionet vendore
Ajo që doli në pah nga ndërhyrjet e dy bashkëkryetarëve të komisionit të reformës zgjedhore, demokratit Ilir Rusmali dhe socialistit Damian Gjiknuri ishte opsioni i pandryshueshëm i dy forcave të mëdha politike, për të patur kontroll të plotë mbi procesin zgjedhor. Ky opsion nuk lë shumë hapësirë për ndryshim radikal të administratës zgjedhore, gjë që në fakt u paralajmërua nga zoti Rusmali kur e hapi mbledhjen me frazën se: “nëse dje, kur u shqyrtua numërimi elektronik i votave u diskutua për Shqipërinë futuriste, sot diskutohet mbi Shqipërinë realiste”. Por, në tryezë u tha që komisionet e niveleve të dyta dhe të treta, KZAZ dhe KQV, të mos ndryshojnë formulën dhe përbërjen, të mbeten siç janë, ndërsa të bëhet një trajnim më i mirë i anëtarëve të saj, të cilët do të jenë përfaqësues të propozuar nga partitë politike. Tryeza nuk doli me asnjë vendim, për vetë natyrën konsultative që ajo kishte, ndërsa në përfundim të saj, OSBE informoi ambasadorët e huaj në Tiranë mbi konkluzionet e kësaj tryeze dhe pritshmëritë mbi bazën e orientimeve të dhëna në të.
Ilirian Celibashi
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, duke folur për mënyrën e administrimit të zgjedhjeve në të ardhmen, propozoi që për shkak se partitë politike ndërhyjnë në administrimin e zgjedhjeve, le të jetë qeveria që të organizojë zgjedhjet përmes Ministrisë së Brendshme. Ndërsa procesi i regjistrimit të kandidatëve të bëhet nga gjykatat. Sipas tij, organizimi i zgjedhjeve nga qeveria do ta bënte atë më të përgjegjshme për të plotësuar standardet.Arben Ristani
Kreu aktual i KQZ-së, Arben Ristani, kërkoi në tryezën e djeshme mbajtjen e strukturës aktuale të këtij komisioni. Por Ristani kërkoi rritjen e pavarësisë së KQZ-së. Pa mekanizma nuk mund të ketë pavarësisë. KQZ duhet të jetë kategori kushtetuese, anëtari i saj të ketë mandat 7-vjeçar, ndërsa pas mbarimit të këtij mandati, anëtari i KQZ-së të sistemohet në punën që ka qenë më parë. Do ti kërkoj Komisionit të Reformës ti fusë këto mekanizma dhe funksionimin e tyre, u shpreh Ristani.KQZ aktuale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas variantit të parë, do të qëndrojë sipas formulës aktuale të kompozimit, pra me 7 anëtarë, tre nga opozita, tre nga maxhoranca, ndërsa do të ndryshojë formula e zgjedhjes së kryetarit të KQZ-së. Propozimet në këtë pikë shkojnë dhe në një propozim të kryetarit të KQZ-së nga Presidenti i Republikës, pasi të jetë konsultuar me grupet parlamentare në Kuvend. Ky është varianti më afër pranimit nga palët.KQZ mikse
Kjo është një nga formulat e sjella për tu adoptuar në procesin e administrimit të zgjedhjeve në Shqipëri, marrë nga vende të ndryshe që e aplikojnë. Sipas kësaj formule, katër anëtarë zgjidhen nga partitë parlamentare, ndërsa tre nga institucionet e pavarura, përfshi këtu Presidentin e Republikës dhe Gjyqësorin. Duke mos e shmangur dot ndikimin e partive politike në administrimin e zgjedhjeve, duket se ky variant është më pak i adaptueshëm.KQZ monokratike
Nuk përjashtohet dhe mundësia e zgjedhjes së një personi me integritet të lartë moral dhe profesional, një personalitet të fushës në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo formulë vjen si përvojë e Kanadasë dhe Zelandës së Re, praktika ku kreu i KQZ-së është një personalitet i padiskutueshëm, ndërsa vendimmarrja më e thjeshtë. Kreu i KQZ-së, sipas kësaj formule, do të ketë një administratë teknicienësh dhe ekspertësh që do të përmbushin detyrat e KQZ-së së sotme.Akademi për trajnim të komisionerëve
Si kryetari aktual i KQZ-së, Ristani, edhe ish-kryetari i këtij institucioni, Kristaq Kume, propozuan ngritjen e një akademie apo minishkolle që do të bënte të mundur trajnimin dhe pajisjen me certifikatë të komisionerëve të niveleve të dyta dhe të treta. Kjo praktikë do të na ndihmonte të kishim komisionerë permanentë, të trajnuar dhe asnjëherë nuk do të na bojkotoheshin komisionet zgjedhore nga urdhrat partiakë, u shpreh Kume. Si Ilir Rusmali, ashtu dhe Damian Gjiknuri, e mbështetën idenë e trajnimit permanent të komisionerëve.
Gjiknuri: Komisionet vendore zgjedhore smund të ndryshojnë

Damian Gjiknuri
Në emër të Komisionit bipartizan për Reformën Zgjedhore, në fund të tryezës dyditore, bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri, tha se shqetësim mbetet një administratë zgjedhore profesionale. Realisht ne duam të gjejmë njerëzit dhe ti japim kompetencat dhe vendimmarrjet e duhura për të administruar procesin. Për KQZ pati një diskutim të gjerë, mund të ketë mundësi dhe formula nga më të ndryshmet. Ka një lloj paragjykimi dhe nga publiku që vërtet mund të dojë një skemë jashtëzakonisht teknike dhe jashtë influencës politike, qoftë në vendimmarrje dhe në emërim, por fatkeqësisht, për aq kohë sa ne përfshijnë politikën dhe në procesin e përzgjedhjes, do të pranojmë frikën e gjetjes së k