E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen studentët, u kapën me drogë

Lenda e sekuestruar

Kontrolli i policisë në autobusin e linjës Berat-Volos u ka kushtuar shtrenjtë dy studentëve të universitetit Eqerem Çabej.

Flamur Tema, 22 vjeç, dhe Altin Grosha,  21 vjeç, të dy nga Kukësi, janë vënë në pranga pasi po transportonin me vete 3 kg marijuanë.

Ata po udhëtonin në autobusin e linjës Berat-Volos, me drejtim lëvizjeje për në Berat.

Sipas policisë, dy të rinjtë e kishin blerë lëndën narkotike  në Lazarat dhe do ta shisnin në sasi të vogla në lokalet e natës në Tiranë. / E.B.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›