E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimi, PS akuzon Nishanin në Kuvend për shifra false

Nishani në Komisionin e Sigurisë

Ministri i Brendshëm, debat me deputetët e PS në Komisionin e Sigurisë.

Ministri: Nga 25 vrasje , janë zbuluar 21. Gjoni: Po krijojnë frikë.

Një orë pasi ministri i Brendshëm Bujar Nishani dorëzoi dosjen e rezultateve të luftës ndaj bandave, krimit të organizuar dhe trafikut të qenieve njerëzore në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, në kryeqytet, dje gjatë një grabitjeje humbi jetën arkëtarja e bankës Eleonora Kaloçi dhe u plagos rëndë roja Skënder Elmazi. Ministri i Brendshëm ka raportuar dje para ligjvënësve në Kuvend, ku theksoi se kriminaliteti në muajt e parë të vitit 2012 ka pësuar ulje krahasuar me një vit më parë. Gjatë kësaj periudhe, në territorin e vendit janë evidentuar 25 vrasje e zbuluar 21, ose 84 % e tyre, kundrejt 29 të ndodhura në vitin 2011. Gjatë kësaj periudhe janë rifilluar hetimet për 15 vrasje dhe tentativa vrasjesh të ndodhura më parë dhe deri tani është bërë i mundur zbulimi e dokumentimi ligjor për 3 prej tyre. Janë goditur 12 grupe kriminale, që kanë pasur veprimtari kriminale me veprime të dhunshme ndaj pasurisë me 50 autorë, të cilët janë ndaluar apo arrestuar në flagrancë, deklaroi Nishani.
Akuzat
Sipas deputetëve të opozitës, statistikat e Ministrisë së Brendshme janë të pavërteta dhe kontradiktore me ato të Prokurorisë së Përgjithshme. Ju thoni se për vitin 2011 janë goditur 48 grupe kriminale dhe të trafikut të lëndëve narkotike me 260 persona. Ndërsa në raportin e Prokurorisë thuhet se ka një rritje të lehtë të procedimeve penale të regjistruara për vepra penale të krimit të organizuar. Sipas Prokurorisë janë regjistruar vetëm 4 procedime panele, një më shumë se në 2010-n. Ndaj ju them që situata që ju paraqitët, është krejt false nga ajo në realitet, theksoi deputeti i PS, Asllan Dogjani. Për nënkryetarin e Komisionit, Ilir Gjoni, qeveria ka dështuar në luftën ndaj korrupsionit, sigurisë së jetës dhe parandalimit të trafiqeve. Dështimet tuaja në luftën kundër krimit të organizuar ne i shohim të lidhura me një sërë faktorësh, siç janë mungesa e resurseve, korrupsioni galopant që është rrënjosur thellë në strukturat shtetërore dhe, çka është më e keqja, mungesa e vullnetit politik, tha Gjoni. Në replikë ministri Nishani deklaroi se policia po godet me forcë çdo aktivitet kriminal, duke bërë të mundur frenimin dhe kapjen e autorëve. Pa dyshim që ka probleme me kriminalitetin, prandaj edhe çdo shtet mban struktura për ta goditur, ka grupe që kryejnë vjedhje, por ka aksione të pandërprera të policisë, që i godet me ashpërsinë më të madhe këto grupe kriminale. Qytetarët kanë parë që ka hajdutë, por kanë parë edhe sa fort po i godet policia çdo ditë, pohoi Nishani.
Apeli
Ministri i Brendshëm kërkoi nga opozita që të mos dezinformojë opinionin publik, pasi me këtë gjest vetëm dëmton imazhin e vendit dhe jo një ministër të caktuar. Dëmtohet institucioni i opozitës shqiptare, sepse vlera më e lartë që ka institucioni i opozitës është besueshmëria. Dhe, nëse dëmtohet besueshmëria tek institucioni i opozitës i cili nuk është destinacioni i një force të caktuar politike, ajo që dëmtohet është vlera, kultura e një vendi, e një sistemi, e një shoqërie, theksoi ministri Nishani. Por, sipas nënkryetarit Ilir Gjoni, krimi është i pranishëm dhe ka goditur në shumë raste dhe në kryeqytet, duke krijuar frikë te qytetarët. Problemi i krimit të organizuar nuk është vetëm i qeverisë, por i të gjithë shqiptarëve; është kërcënim real dhe serioz, të cilin ne e ndiejmë çdo ditë. Ju thoni që ska vrasje. Si nuk ka vrasje, vetëm para dy ditësh ndodhi një vrasje para Drejtorisë së Tiranës, janë vrasje të bujshme që krijojnë ndjenjë frike në opinionin publik dhe nuk gjejnë zgjidhje, deklaroi Gjoni.

Veprat penale
Në vitin 2011 janë evidentuar gjithsej 661 vepra penale në të gjithë vendin, nga të cilat sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme rezulton se janë ndaluar 734 autorë, arrestuar 116 e janë shpallur në kërkim 39 të tjerë. Duke e krahasuar me një vit më parë, Ministria e Brendshme bën me dije se gjatë vitit 2011 ka një rritje të efikasitetit të luftës kundër trafiqeve të paligjshme, me 186 vepra penale më shumë të hetuara. Po ashtu, numri i personave të evidentuar si të implikuar në trafiqe të paligjshme gjatë vitit 2011 në raport me vitin 2010, ka shënuar një rritje të numrit me 161 shtetas të implikuar.

Kriminaliteti
Ministria e Brendshme raporton një rritje të zbulueshmërisë së kriminalitetit gjatë muajve të parë të vitit 2012. Gjatë kësaj periudhe, në territorin e vendit janë evidentuar 25 vrasje e zbuluar 21 ose 84 % e tyre, kundrejt 29 të ndodhura në vitin 2011. Gjatë kësaj periudhe janë rifilluar hetimet për 15 vrasje dhe tentativa vrasjesh të ndodhura më parë (të vjetra) dhe deri tani është bërë i mundur zbulimi e dokumentimi ligjor për 3 prej tyre. Janë goditur 12 grupe kriminale, që kanë pasur veprimtari kriminale me veprime të dhunshme ndaj pasurisë me 50 autorë, të cilët janë ndaluar apo arrestuar në flagrancë, thuhet në raportin e Ministrisë së Brendshme.

Droga
Vetëm gjatë dy muajve, Ministria e Brendshme ka finalizuar 10 operacione, ku janë goditur 12 grupe kriminale të trafikut të lëndëve narkotike. Sipas të dhënave, 51 persona janë dërguar për procedim penal. Po ashtu janë finalizuar 7 operacione ndërkombëtare, me 11 persona të arrestuar në vendin tonë për trafik ndërkombëtar droge, 5 me Italinë, 1 me Maqedoninë dhe 1 me Austrinë. Ndërsa gjatë vitit 2011 janë evidentuar 653 raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ku janë arrestuar 962 persona, nga të cilat 729 janë arrestuar.

Debatet te Komisioni i Sigurisë
Ilir Gjoni:
Është shtuar numri i personave që kryejnë krime për shkak se duan të konsumojnë droga, dhe besoj se jemi të ndërgjegjshëm për vjedhjet e vogla të përdoruesve të drogave, ku gratë, nënat dhe vajzat e kanë tmerr të dalin në rrugë, ku nuk vënë asnjë bizhuteri, sepse e kanë frikë se mund të vidhen në mes të rrugës nga përdoruesit e drogave.
Bujar Nishani: Pa dyshim që ka probleme me kriminalitetin, prandaj edhe çdo shtet mban struktura për ta goditur, ka grupe që kryejnë vjedhje, por ka aksione të pandërprera të policisë që i godet me ashpërsinë më të madhe këto grupe kriminale.
Leonard Demi: Ne shohim një rritje të aftësisë në zbulueshmëri të strukturave të rendit në Ministrisë e Brendshme.
Ilir Gjoni: Rritja e raste të krimeve të dhunshme, i atentateve me telekomandë, i përdorimit të eksplozivëve dhe, ju sjell në vëmendje rastet e vjetshme, kur vetëm në periudhën e zgjedhjeve të pushtetit lokal pati 25 raste të përdorimit të atentateve me eksploziv dhe kryesisht me telekomandë.
Luan Skuqi: Dikasteri që drejton zoti Nishani, ka rritur dukshëm bashkëpunimin më autoritetet ndërkombëtare dhe ka ndihmuar në rritjen e performancës së këtij dikasteri. Në zbatim të ligjit kundër pastrimit të parave janë sekuestruar 7 milionë euro.
Bujar Nishani: Qytetarët kanë parë që ka hajdutë, por kanë parë edhe sa fort po i godet policia çdo ditë. Dhe këtë më mirë mund ta thonë 4 milionë turistë, që e vizituan Shqipërinë në vitin 2011, se sa të sigurt ishin ata në këtë vend.
Gazmend Bizhga: Ju nuk keni çfarë ti bëni krimit të organizuar, pasi ka hyrë në fazën që ai po behët shtet. Zoti ministër, ata që presupozohen bosët e mafies në Durrës, sot shoqërohen dhe drekojnë me figura të larta të PD-së, kjo është

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›