E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Azili u plak sapo u rindertua"

Luljeta Ndoka

Edhe pse Shtepia e te Moshuarve eshte amortizuar pak kohe pas rikonstruksionit total, firma zbatuese "Besa Construction" nuk do te kryeje asnje lloj sherbimi, per te kthyer ne normalitet mjediset e kesaj shtepie. Kjo, sepse garancia e punimeve ishte 6 muaj, edhe pse rikonstruksioni i objektit kapi vleren 178 milione leke te vjetra. Muret jane plot me lageshtire, kaldajat nuk punojne dhe dyert nuk arrijne te mbyllen. Ndersa tualetet, jane bere thuaj te paperdorshme.

Rrefimi

Drejtori i Shtepise se te Moshuarve, Resul Domi thote se firma "Besa Construction" ka kryer punime mjaft te dobeta dhe me materiale aspak te mira, edhe pse vlera e dhene nga Banka Boterore ishte rreth 178 milione leke te vjetra. Keshtu, problemet kryesore lidhen me mosizolimin. Per shkak te mosizolimit te pllakave te banjove, tavani ka filluar te pikoje, duke i bere ato thuaj te paperdorshme. Gjithashtu, nje problem mjaft madhor ka qene me kaldajat. "Te moshuarit e kane kaluar pothuaj gjithe dimrin, duke ngrire se ftohti. Kjo, pasi kaldajat qe kishin vene punonjesit e firmes, i kishin tubat plastike. Sapo ndizeshin, tubat nuk e duronin dot presionin e te nxehtit dhe plasnin", thote drejtori Resul Domi. Ai shpjegon gjithashtu se probleme ka edhe me lageshtiren e mureve, si dhe me dyert. "Duke qene se ato jane bere prej nje materiali druri mjaft te keq, fryhen nga lageshtira dhe nuk mbyllen. Ndersa njeres prej dyerve, i eshte keputur brava", thote ai. Sipas kontrates, firma do te ndertonte nje sistem te ri qendror ngrohjeje per godinen, do te bente izolimin e nderteses si dhe do te vendoste pajisje te reja, ne godinen ku aktualisht jane akomoduar 26 te moshuar.

Punimet

Punimet perfunduan ne fund te veres se vitit te kaluar dhe pas kesaj, te moshuarit u kthyen ne godinen e tyre te restauruar. "Por, menjehere sapo nisi ulja e temperaturave ne fillim te muajit tetor, sistemi qendror i ngrohjes doli jashte funksionit, pasi tubat e kaldajave ishin prej plastike, ne vend te atyre prej bakri qe ishin parashikuar ne kontrate dhe qe jane te domosdoshem ne raste te tilla", thote Resuli. Uji i ngrohte qe vershoi neper sistemin e tubave plastike, i shkaterroi ata duke perhapur lageshtiren neper mure. Pas kesaj, drejtori pohoi se institucioni i tij, i ishte drejtuar firmes ndertuese, e cila nuk iu ka kthyer asnje pergjigje, tre letrave nga azili. "Po ne te njejten menyre firma ka vepruar edhe me Ministrine e Punes, duke mos kthyer asnje pergjigje", vijon drejtori Resuli. Skandali i abuzimeve me tenderin e rikonstruksionit te godines se azilit, u denoncua pak kohe me pare nga te moshuarit, qe jetojne ne kete institucion. Te pakenaqur nga kushtet, me te cilat ata u perballen gjate dimrit te ftohte bene publik skandalin, me qellimin qe te riparohen deri diku problemet, te pakten qe te mos jene prezente ne dimrin e ardhshem. Problemet me kushtet e keqija qe u krijuan ne ndertese pas rikonstruksionit, ka bere qe nje pjese e fondeve te parashikuara per aktivitete te te moshuarve, te kalojne per te kryer riparime.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›