Grupimi i ri i se majtes gati bashkimi i Gjinushit i Kocit dhe i Milos ne nje parti
Percarja e se majtes duket se nuk do te ndalet vetem me levizjen e fundit te ish-deputetit socialist Elmaz Sherifi i cili krijoi nje parti te re pasi dje aleatet e ngushte te kryesocialistit Rama Skender Gjinushi Paskal Milo dhe Petro Koci bene te ditur se do te krijojne se shpejti nje grupim te ri politik. Ne nje takim te radhes dje u zhvillua nje tryeze mes kreut te PSV 91 dhe kreut te PSD-se Skender Gjinushi ku si synim kryesor i takimit ishte ai per strukturimin e forces me te re politike. Ne vijim te veprimit politik te se majtes socialiste dhe socialdemokrate jane shtuar takimet mes kryetareve te PSD PDS e PSV91. Sot ne seline e PSD-se u zhvillua nje takim mes kryetareve Gjinushi dhe Koci. Takimi u perqendrua ne projektin politik te disa partive te majta per tu bashkuar ne veprimin e tyre elektoralorganizativ e politik. PSD dhe PSV jane te gatshme tashme per realizimin e ketij projekti sepse ato gjykojne se ky bashkim forcon veprimin politik te se majtes dhe rrit shanset e fitores ne zgjedhjet e aferta politike - theksohet ne deklaraten e perbashket. Me tej tre kryetaret e partive informuan se disa dite me pare ka pasur edhe nje takim tjeter mes Gjinushit Milos dhe Kocit ne kuader te reformes elektorale dhe projektit per bashkim te se majtes. Pritet qe ne ditet e para te vitit te ri te zhvillohen edhe aktivitetet institucionale per kurorezimin e ketij projekti te rendesishem politik. Deklarata e perbashket e ketyre tri partive e cilesoi koalicionin aktual te opozites Aleanca per te Ardhmen si te paafte per te qene produktiv ne nismat zgjedhore qe kane per qellim marrjen e pushtetit. Koalicioni i drejtuar nga PS-ja ka nevoje per aleate me efektive ne tregun politik dhe bashkimi i PSD PDS PSV91 e partive te tjera te gatshme per tu bashkuar do te sjelle nje realitet te ri ne strategjine dhe taktikat politike te se majtes per te fituar zgjedhjet e ardhshme.