Avokati i Popullit: Prokuroria, në burg të pafajshëm
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Avokati i Popullit i tërheq vëmendjen Prokurorisë për respektimin e afateve për të dënuarit. Madje, kërkon dhe procedime penale për përfaqësuesit e organit të akuzës.
Por, Ermir Dobjani nuk ka lënë jashtë vëmendjes as vartësit e tij, të cilëve ju kanë shpëtuar nga inspektimet disa raste. Në qendër të vëmendjes kanë qenë gjyqet e zhvilluara në mungesë të të dyshuarve dhe kur ndaj tyre është marrë një vendin i formës së prerë. Burime nga institucioni i Avokatit të Popullit bënë të ditur dje se është shqyrtuar rasti i një të riu nga Saranda, i cili ka refuzuar të kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Më pas është arrestuar dhe është mbajtur në burg pa u dënuar nga gjykata. Pas arresmit i riu ka kërkuar rivendosje në afat, kërkesa e cila nuk është marrë parasysh nga Gjykata e Tiranës. Ndërsa, rasti është denoncuar pranë Avokatit të Popullit nga mbrojtësi i të dënuarit.
Denoncimi
Procedime penale për përfaqësuesit e organit të akuzës vijnë këtë rradhë nga institucioni i Avokatit të Popullit. Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë mbajtur një person në burg pa vendim gjykate. Burime nga Avokati i Popullit bëjnë të ditur se inspektimet e kryera nga ky institucion, kanë zbuluar faktin se Kastriot Prendi është mbajtur në burg në mënyrë të kundraligjshme për rreth 3 muaj e 17 ditë. Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Tiranës, e cila ka pranuar dhe kërkesën për rivendosjen e afateve për sarandiotin. Ndërkohë që, institucioni i Avokatit të Popullit ka shfrytëzuar këtë rast për të bërë autokritikë, pasi rasti duhej zbuluar prej tyre.
Ministria
Pak kohë më parë, ishte ministri i Drejtesisë, Enkelejd Alibeaj, që kërkoi shkarkim dhe ndjekje penale për disa prokurorë që kanë shpërdoruar detyrën. Enkelejd Alibeaj, kërkoi largimin nga detyra dhe ndjekje penale për dy prokurorë të Shkodrës dhe tre gjyqtarët të rrethit gjyqësor Elbasan. Gjatë një konference për shtyp të pak ditëve më parë kreu i dikasterit të Drejtësisë kërkoi marrjen e këtyre masave nga Presidenti i Republikës që është njëkohësisht dhe kryetar i KLD-së dhe Prokurores së Përgjithshme. Sipas ministrit, gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë kanë shkelur ligji. Nga njëra anë prokurorët kanë lënë në burg me pa të drejtë një shtetas për 75 ditë, ndërsa gjyqtarët e Elbasanit kanë dhënë pafajësi për një shtetas, i cili akuzohet për vrasje dhe Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vjet burg.
Alibeaj kërkon ndjekje penale për dy prokurorë në Shkodër
Nga kontrolli i ushtruar në Gjykatën e Apelit Shkodër ka rezultuar se i dënuari Arben Ndoja ka vuajtur padrejtësisht 2 muaj e 13 ditë burgim si pasojë e moszbatimit të dispozitave urdhëruese procedurale penale nga prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër. Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër me vendimin penal nr. 4, datë 09/01/2007 ka deklaruar fajtor dhe ka dënuar të pandehurin Arben Ndoja me 2 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë të parashikuara nga nenet 278/2 e 280 të Kodit Penal. Mbi ankimin e të pandehurit Arben Ndoja, Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin penal nr. 104, datë 12/06/2007 ka vendosur lënien pjesërisht në fuqi dhe ndryshimin pjesërisht të vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë. Në vijim, Gjykata e Apelit Shkodër ka dhënë vendimin nr. 44, datë 13/02/2007 me të cilin ka urdhëruar korrigjimin e gabimit material në vendimin e saj nr. 104 dhe ka saktësuar se dënimi i dhënë përfundimisht për të pandehurin Arben Ndoja është 18 muaj burgim. Ndonëse në të dy gjykimet penale të zhvilluara në Gjykatën e Apelit Shkodër ka marrë pjesë organi i Prokurorisë (nëpërmjet prokurorit Brahim Dragjoshi) dhe rrjedhimisht ka qenë në dijeni të plotë mbi faktet e konstatuara dhe të gjykuara nga Gjykata e Apelit, Prokuroria ka vepruar me nxjerrje të urdhrave të ekzekutimit (nëpërmjet prokurores Arta Marku) në referim të vendimit penal me shkrim me gabime materiale. Në këto rrethana, pavarësisht se Prokuroria ka kuptuar në mënyrë të qartë qëndrimin e mbajtur nga gjykata, nëpërmjet veprimeve të mbajtura në fazën e ekzekutimit të vendimit penal ka shkaktuar qëndrimin e padrejtë në burgim të të dënuarit Arben Ndoja saktësisht për 2 muaj e 13 ditë burgim.
Ky lajm është publikuar: 24/07/2008