E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Maqedoni, pa viza me ligj

Autori i Lajmit: red.
Vlerësohet se ratifikimi shënon përparim në marrëdhëniet mes dy vendeve, edhe pse arritja e marrëveshjes shënoi tensione si brenda Maqedonisë ashtu edhe mes Tiranës dhe Shkupit.
Marrëveshja nënkupton se shtetasit e një vendi nuk do të kenë nevojë për viza për të hyrë në vendin tjetër ku do të mund të qëndrojnë 90 ditë brenda një periudhe prej gjashtë muajsh.
Gjithashtu, parashikohet që banorët e zonave kufitare, të mund të kalojnë në vendin fqinj vetëm me karta identiteti.
Marrëveshja që u ratifikua, u votua nga deputetët e VMRO DPMNE-së dhe BDI-së, edhe pse ajo u nxit nga PDSH, e cila nuk është më pjesë e kolicionit qeverisës.
Ajo do të hyjë në fuqi pasi të ratifikohet edhe nga parlamenti në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 24/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›