E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 20-vjeçarit, vrau shokun

Autori i Lajmit: red.
Përfundon në qeli autri i vrajses së një 18-vjeçari dy netë më parë në Durrës. Menjëherë pas vrasjes me thikë të 18-vjeçarit në plazh të Durrësit, 20-vjeçari nga Dibra ka marrë arratinë. Ai është kapur dje në Shijak nga policia, e cila e kishte shpallur në kërkim. Mësohet se 20-vjeçari pas një grindje me Renato Kociajn, e qëlloi me thikë për vdekje këtë të fundit. Ngjarja e rëndë, e shënuar dy netë më parë rreth orës 20:00, dhe ka shkaktuar panik tek pushuesit dhe kalimtarët e shumtë. Vrasja e 18-vjeçarit ka alarmuar dhe uniformat blu, të cilët janë vënë në ndjekje të autorit të krimit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit, bënë të ditur se viktima është grindur me 20-vjeçarin Shehu nga Dibra. Pas debateve dhe sharjeve të ndërsjell ta, Koçiaj është goditur me thikë në gjoks, ndërsa ekzekutori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Goditja ka qenë fatale për adoleshentin, i cili ka rënë mes një pellgu gjaku në rrugë. Pushues që kanë vënë re skenën e krimit, kanë shpejtuar t i vijnë në ndihmë Renato Koçiajt, por gjithçka ka qenë e kotë. Në moment ka mbërritur në vendngjarje dhe një patrullë policie, që po ktheheshin nga shërbimi në periferi të qytetit. Adoleshenti ka dhënë shpirt në duart e tyre. Menjëherë një grup hetimor dhe efektivat e Policisë Kriminale të Durrësit, kanë kryer veprimet e para hetimore duke marrë në pyetje pushues dhe kalimtarë që ishin dëshmitarë okularë të ngjarjes. Mbështetur në përshkrimet e tyre, policia ka deklaruar se Renato Koçiaj është vrarë nga një bashkëmoshatar i tij. Vetëm pak orë pas ngjarjes është bërë i mundur identifikimi i vrasësit dhe dje kapja e tij pasi u shpall vetem pak ore si person në kërkim.

Ky lajm është publikuar: 24/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›