E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit: Të korrigjohen faturat e energjisë elektrike

Institucioni i Avokatit të Popullit kërkon marrjen e masave të menjëhershme për korrigjimin e faturuarve jo reale të energjisë për shumë konsumatorë. Komisioneri i Avokatit të Popullit, Skënder Haluca, u shpreh se abonentin e rregullt nuk mund te paguajnë për të tjerët. Haluca bëri me dije se me qindra qytetarë janë ankuar te Avokati i Popullit për faturat me shifra

të pajustifikuar që u kanë ardhur. Haluca u shpreh se Avokati i Popullit i bën apel OSSH të shqyrtojë të gjitha ankesat e qytetarëve si dhe të korrigjojë faturat e energjisë elektrike. Mbështesim lëvizjet e ministrisë së Ekonomisë që ka kërkuar të studiohet rasti i faturimit të padrejtë që iu bëhet qytetarëve të Shqipërisë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas të dhënave zyrtare që kemi nga Enti Rregullator i Energjisë janë rreth 100 mijë abonentët të cilët nuk kanë matësit në shtëpitë apo bizneset e tyre, kështu që humbjet e kompanisë nga mosfaturimi dhe nga mospagimi nuk duhet të paguhen nga konsumatorët e rregullt të cilët paguajnë rregullisht faturat e energjisë, tha Haluca. Ai pohoi gjithashtu se një pjesë e qytetarëve paguajnë dyfish kilovatëve që kanë konsumuar realisht, ndërsa një pesë tjetër nuk paguajnë fare. Institucioni i Avokatit të Popullit ka pasur ankesa të shumta nga shumë abonentë, pasi OSSH nuk menaxhon dot humbjet në rrjet. Një nga ankesat më kryesore të qytetarëve ka të bëjë me shënimin e kilovatëve tepër, i cili u bë më i ndjeshëm pas rritjes së çmimit të energjisë. Qytetarët shprehen se mungojnë kontrollet e sahateve nga punonjësit e OSSH-së. Për këtë arsye, kërkesat e tyre kanë qenë nga më të ndryshmet. Problemi kryesor është të vendosen kontaktorët dhe faturistët të jenë transparentë në lexim dhe faturim, si për familjarët ashtu edhe për biznesin. Qytetarët e kontaktuar nga gazeta kërkojnë rimbursim në përgjithësi për rritjen e çmimit të konsumit të energjisë elektrike. Pasi të realizohen këto askush nuk mund ta kundërshtojë çmimin real të energjisë elektrike të konsumuar. Por përveç këtyre problemeve ka dhe të asaj natyre që faturistët të kërkojnë ryshfet në këmbim të faturimit afrofe.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›