E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit do të zgjidhet në shkurt

Prishtinë - Avokati i Popullit do të zgjidhet në seancën e parë parlamentare që do të mblidhet në muajin shkurt. Kjo u vendos gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e cila ka shqyrtuar Rekomandimin e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke konkluduar se janë përmbushur kushtet për zgjedhjen e tij.

Gjatë takimit u diskuatua gjithashtu edhe Strategjia Legjislative e Qeveris së Kosovës për vitin 2009, në të cilën janë paraparë 104 projektligje, që duhet të hartohen nga ministritë përkatëse, në afatin e përcaktuar kohor. Kryesia ka vendosur që secili komision parlamentar i Kuvendit ta përgatisë programin e tij të punës konform kësaj strategjie legjislative dhe të ligjeve që duhet t’i shqyrtojnë si komisione funksionale. Kryesia, ndërkaq, ka autorizuar sekretarin e Kuvendit që në bazë të kësaj strategjie dhe programeve të komisioneve parlamentare ta përgatisë për Kryesinë një plan të punës së Kuvendit për shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve, i cili duhet të aprovohet nga seanca.

Po në këtë mbledhje të Kryesisë është shqyrtuar përgjigja e Qeverisë së Kosovës në mocionin e gjashtë deputetëve lidhur me hartimin e Projektligjit kundër dhunës në familje, në të cilën thuhet se projektligji në fjalë është paraparë në Strategjinë Legjislative të Qeveris së Kosovës për vitin 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›