Thaçi: Zgjedhjet e qeta, kusht për Maqedoninë
Shkup -Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka zhvilluar sot një takim me ministren për Çështje Evropiane të Britanisë së Madhe, zonjën Karolin Flint. Në këtë takim të dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakord se toleranca për parregullsitë zgjedhore do të jetë zero. Kryetari i PDSH-së, në takimet e fundit me përfaqësues të ambasadave të huaja në Shkup kërkoi nga ata që edhe partitë në pushtet të jenë më të kujdesshme dhe të garantojnë zgjedhje të lira dhe demokratike, pasi që fati i Maqedonisë do të varet nga rregullsia dhe mirëvajtja e këtyre zgjedhjeve. Gjithashtu gjatë ditëve të ardhshme nga kjo parti theksojnë se z. Thaçi do të realizojë takime edhe me ambasadorë dhe përfaqësues tjerë nga vendi dhe jashtë. ina/start