E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërnava: Arabia Saudite të njohë Kosovën

Riad-Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava ndodhet për një vizitë në Arabinë Saudite me ftesët të Pallatit Mbretëror në Riad. Myftiu Tërnava është pritur nga princi Saudit Abdullah Bin Abdul Aziz, të cilin e ka njohur me arritjet e Kosovës në fushën e shtetndërtimit, që nga pavarësia e deri tek konsolidimi i institucioneve shtetërore, miratimin e akteve themelore si kushtetuta, simbolet etj. Myftiu Tërnava vuri në pah përkushtimin e popullit dhe institucioneve të Kosovës për të krijuar një shtet funksional që njeh vlerat pozitive të popujve të Kosovës. Ai falënderoi Mbretërinë Saudite për ndihmë që i ka dhënë Kosovës dhe kërkoi nga Princi saudit që të përshpejtohet procedura për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria e Arabisë Saudite.

Gjithashtu Myftiu ka kërkuar edhe ndikimin e Riadit në Konferencën Islamike dhe Ligën Arabe për Kosovën. Princi saudit në takim tha se vendi i tij, po përcjell me vëmendje zhvillimin e proceseve në Kosovë dhe i premtoi në emër të qeverisë përkrahjen dhe mbështetjen politike për Kosovën në institucione ndërkombëtare. Princi saudit i cili njëherësh është edhe kryetar i Gjysmëhënës së Kuqe saudite i premtoi Myftiun Tërnava financimin e ndërtimit të Qendrës Kulturore Islame në Prishtinë.

Gjatë qëndrimit në Saudi Myftiu Tërnava ishte mysafir i Këshilltarit të Mbretit Abdul Aziz Al Saud, themeluesit të Arabisë Saudite, Nasir Al Shithri ku ishin të pranishëm 4 princat dhe këshilltarët e Mbretit Abdullah, dijetarë dhe biznesmen te ndryshëm. Pasi i informoj të pranishmit me përurimin që kanë ndodhur në Kosovë, edhe në këtë takim Myftiu kërkoi njohjen e Kosovës.

Myftiu Tërnava u prit edhe në Ministrinë e Çështjeve fetare ku zyrtarët më të lart i njohu me zhvillimin e jetës fetare në Kosovës. Myftiu Tërnava pati një takim pune edhe me Ambasadorin e Shqipërisë në Riad Admirim Banaj, të cilin e falënderoj për angazhimin dhe kontributin e tij pran Ambasadave të OKI se në Riad për Kosovën. Myftiu Tërnava gjatë qëndrimit në Riad ishte mysafir në radion saudite Live dhe televizionin satelitor Al Majd. Myftiu pritet që sot të takojë Kryetarin e Parlamentit të Saudisë d. Salih Al Humejd. qik/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›