E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje misterioze në Suharake

Prishtinë - Dje rreth orës 12:00, policia në Suharekë është njoftuar se në një parking pranë banesave te Bodrumi i Verës, në një veturë ndodhet një person i vdekur, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Policia pasi ka shkuar në vendngjarje dhe kanë gjetur viktimën në veturën e tipit “Opell Vektra”. Policia ka parë se xhami i derës së shoferit ishte i thyer dhe ka nisur menjëherë hetimet. Pas hetimeve paraprake, është arritur në përfundimin se viktima Jeton Rexha, 22 vjeç nga fshati Korishë e Prizrenit është vrarë me armë zjarri të kalibrit të vogël. Policia ende nuk e di motivin e vrasjes as autorin. Hetuesit po marrin në pyetje disa persona lidhur me rastin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›