E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit kerkon 6 komisionere

Burime nga institucioni i Avokatit te Popullit pohojne se kreu ne detyre i ketij institucioni Riza Poda ka firmosur kandidaturat per komisionere shefin e kabinetit te Avokatit te Popullit Artur Lazebeu komisioneren Florina Nuni ndihmes/komisionerin Sotiraq Nushi keshilltaren e Avokatit te Popullit Alma Faskaj Vokopola keshilltarin Alket Jaupi dhe juristin Mirgen Lata. Nga keta kandidate pritet qe tre prej emrave te rrezohen gjate intervistimit ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit ndersa tre te tjeret tiu dergohen deputeteve per tu votuar ne seance parlamentare. Aktualisht Avokati i Popullit drejtohet nga komisioneri me i vjeter ne detyre Riza Poda i cili se bashku me Florina Nunin dhe Skender Halucin jane votuar si komisionere me date 5 nentor 2007. Mandatet e tyre perfundojne me date 4 nentor 2010. Nderkohe me 17 shkurt te ketij viti perfundoi edhe mandati i Avokatit te Popullit Ermir Dobjani dhe prej me teper se tete muajsh institucioni drejtohet nga komisioneri Poda. Sipas ligjeve ne fuqi deputetet e Kuvendit duhet te votojne emrat e tre komisionereve brenda nje muaji perndryshe nese kandidatet rrezohen apo nuk votohet asnje prej tyre institucioni i Avokatit te Popullit mbetet pa drejtues. Por ne rastin konkret ky limit kohor eshte me i shkurter se nje jave. Kjo per faktin se drejtimi i institucionit ne mungese te titullarit i mbetet komisionerit me te vjeter por nese brenda dates 5 nentor nuk do kene perfunduar procedurat per zgjedhjen e tre komisionereve atehere nuk dihet se czgjidhje do ti jepet problemit. shte hera e pare qe institucioni i Avokatit te Popullit ndodhet ne nje situate te tille per shkak te krizes politike nga e cila eshte perfshire vendi. Pikerisht per shkak te kesaj krize te shkaktuar nga debatet politike midis opozites dhe maxhorances vendi ka mbetur pa Avokat Populli nderkohe problemi behet edhe me i mprehte per faktin se te dyja palet nuk arrijne te gjejne konsensusin per shume situata me te ndera politike duke e konsideruar dytesor problemin e Avokatit te Popullit. Institucioni prej 8 muajsh drejtohet nga nje komisioner

TIRANE - Institucioni i Avokatit te Popullit prej 17 shkurtit te ketij viti drejtohet nga komisioneri Riza Poda te cilin e komandoi ne detyre Ermir Dobjani Doktori i Shkencave Juridike qe ka drejtuar institucionin ne dy mandate radhazi. Poda mban dy mandate radhazi ne kete institucion si komisioner ndersa ne ditet e para te marrjes se detyres iu desh te prezantonte ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit raportin vjetor. Referuar te dhenave zyrtare nga uebsajti i Avokatit te Popullit gjate 11 muajve te ketij viti jane bere 34 rekomandime nderkohe gjate vitit 2009 kur institucioni drejtohej nga Dobjani jane publikuar plot 112 rekomandime ose tri here me shume se kete vit. Burime nga ky institucion pohojne se pas largimit te Dobjanit nga detyra per shkak te perfundimit te mandatit eshte vene re tkurrje e rendimentit te punes. Sipas tyre ky fakt eshte bere publik edhe ne marredheniet institucionale te Avokatit te Popullit ku ne mjaft raste eshte mbajtur nje fryme e bute dhe pa kritika ndryshe nga organizma te tjere qe kane publikuar raporte apo rekomandime me te ashpra. Ende nuk dihet se cila do te jete zgjidhja qe do beje Parlamenti persa i perket mandatit te Avokatit te Popullit nderkohe qe nuk eshte bere e ditur edhe koha kur do hapet konkurrimi per kandidatet ne kete post. Momentalisht dihet vetem emri i Dobjanit si kandidat per nje mandat te trete ne kete detyre. fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›