E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtesia, shoqatat kunder nismave te qeverise

Te gjitha shoqatat me perfaqesues te korpuseve kryesore te drejtesise ne vend, shoqatata e prokuroreve gjyqtareve, avokatise dhe notereve i jane kundervene njezeri iniciativave ligjore te qeverise qe kane lidhje me gjyqesorin, prokurorine, avokatine dhe noterine por qe ende nuk jane miratuar nga kuvendi.

Takim u pershendet nga drejtori i zyres keshillimore te BE-se EURALIUS, Roland Miklau i cili mbeshteti deklaraten e presidentit Topi te premten ne KLD, sipas se ciles reforma ne drejtesi duhet hartuar nga te gjitha palet, duke lene te kuptohet se kjo cehstje ka nevoje per konsenus.

Me pas kritike dhe mjaft e ashper ishte kryetarja e Shoqates Kombetare te Gjyqtareve Manjola Bejleri, e cila iu referua edhe ligjit te miratuar per organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqesor, por dhe atij qe ende nuk eshte miratuar per administraten gjyqesore.

"Vihet re nje tendence ne rritje e qeverise per te nderhyre ne punet e gjyqesorit qe cenon pavaresine", thote Bejleri.

Ajo qe kerkoi me pas kryetari i Unionin te Gjyqtareve, Artur Kalaja, ishte domosdoshmeria e marrjes se mendimit te insitucioneve te drejtesise para hartimit te ligjit.

"Pasi behet nje projektligj ftohemi per te diskutuar, nderkohe qe me mire ishte qe ligjet te behen bashkarisht", u shpreh Kalaka.

Ne nje kendevshtrim te ri e pa konfliktin mes insitucioneve te drejtesise dhe qeverise sekretari i Komitetit Drejtues te Shoqates se Prokuroreve, Shkelqim Hajdari, i cili ka hetuar ngjarje te rendesishme me prapavija politike, si vrasja e deputetit demokrat, Azem Hajdari apo aferen e prezumuar me fondet per fasadat e kryeqytetit.

Kritikat e para ai i leshoi ne drejtim te qeverise per ligjin e prokurorise i cili edhe pse u ripunua nga Ministria e Drejtesise serish ka mjaft ceshtje qe prekin pavaresine, duke perfshie dhe ate te heqjes se imunitetit te prokuroreve.

Por zoti Hajdari eshte i pari nder zerat e prokurorise qe preku ceshtjen tabu, paaftesine dhe korrupsionin ne rradhet e prokuroreve duke kerkuar qe drafti i ri ta marre ne konsiderate dhe kete ceshtje.

"Shoqata kombetare e prokurorerve ashtu sic ka kerkuar me force qe prokuroret te kene te mbrojtur mirekupton dhe ndan te njejin shqetesim me politiken e cila me te drejte kerkon te pastrohet nga prokuroret e paafte dhe te korruptuar", u shpreh Hajdari.

Me tone te ashpra ndaj draftit ligjor per avokatine foli sekretari i Dhomes Kombetare te Avokateve, duke e konsideruar si nje nderhyrje te padrejte.

Por me nje kundersulm ndaj qeverise ai preku nje ceshtje mjaft te rendesishme ne dhenien e drejtesise ne vend ate te akzekutimit te vendimeve te gjykatave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›