E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit lyp 50 mijë euro kompensim nga shteti

Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, bashkë me pesë zëvendësit e tij janë duke kërkuar nga shteti t’ua kompensojë 50 mijë euro në emër të pagave retroaktive për dy vjetët e fundit.

Ata pretendojnë se gjatë kësaj periudhe kanë marrë shumë më pak seç u ka takuar, shkruan "Koha Ditore".

Faktikisht, çështja e pagave të tyre është e rregulluar me Rregullore të UNMIK-ut, e cila e parasheh që paga e Avokatit të Popullit të jetë ekuivalente me atë të kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, ndërsa ajo e zëvendësve të avokatit të jetë e barabartë me pagat që marrin gjyqtarët e kësaj gjykate./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›