E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalai Lama s'lejohet në Tajvan

Tajvani ka vendosur që ta pengojë Dalai Lamën nga hyrja në ishull, duke shkaktuar kështu zemërim të një organizate të grave, që e ka ftuar atë në një takim në muajin e ardhshëm, citon AFP zyrtarët në këtë shtet.

Dega e Tajvanit e Federatës së Grave Profesioniste dhe në Biznes, e udhëhequr nga ish zëvendëpresidentja, Annette Lu, tha se kjo lëvizje reflekton frikën që Kina ka ndaj liderit shpirtëror tibetian, të cilin e sheh si separatist.

“Jemi të zemëruar, sepse qeveria duket qartë se është e brengosur ndaj reagimit të Kinës. Është qesharake që Tajvani ta dëgjojë Kinën dhe të kërkojë aprovimim e saj para se të bëjë diçka”, ka thënë një zëdhënëse e Lusë.

Federata tha se e kanë kontaktuar direkt Dalai Lamën, i cili është pajtuar që të marrë pjesë në një konferencë rajonale të Azi-Paqësorit në muajin dhjetor në Taipei.

Ministria e Jashtme e Tajvanit ka konfirmuar se nuk do ta lejojë vizitën, por mohoi se kjo ka të bëjë diçka me Kinën./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›