Qeverisë i tërhiqet vërejtja se mund t’i dështojë skenari për vizat

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë se ekziston rreziku i dështimit të skenarit të Qeverisë së Kosovës për të arritur liberalizimin e vizave në periudhën pesëmbëdhjetëmujore.
Ky grup ka organizuar të mërkurën tryezën e rrumbullakët më temën: “Procesi i liberalizimit të vizave në Kosovë: Të arriturat, sfidat, dhe dinamika e institucioneve të Kosovës në plotësimin e kushteve që dalin nga Udhërrëfyesi për vizat”.
Prezantimin e një raporti politikash me titull: “Kosova dhe regjimi i udhëtimit pa viza: Rritja e skepticizmit të shteteve anëtare të BE-së dhe përvojat rajonale‟, e ka bërë hulumtuesi i këtij grupi, Dren Doli, shkruan "Koha Ditore".
Ai ka folur për rreziqet që mban në vete skenari i Qeverisë së Kosovës për heqjen e regjimit të vizave./Indeksonline/