E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni në KE, Islami i përjashtuar, por pjesë e opozitës!

TIRANË- Në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë u rikonfirmua përbërja e delegacionit parlamentar shqiptar në Këshillin e Europës, pavarësisht se në përbërjen e tij përfshihet dhe deputeti Kastriot Islami.

Deputetët e mazhorancës dhe opozitës kanë debatuar sa i përket deputetit të crrecistruar nga radhët e Partisë Socialiste.

Çregjistrimi i Kastriot Islamit ka sjellë përplasje, për shkak të përfaqësisë së tij në Këshillin e Europës, ndaj për këtë arsye kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi kërkoi barazi të subjekteve politike në Këshillin e Europës, e cila është kundërshtuar nga kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, duke u shprehur se kjo barazi ekziston.

Grupi parlamentar i PS-së vendosi çregjistrimin e deputetit Kastriot Islami. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS gjatë mbledhjes së 20 dhjetorit

(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›