E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit, në mbrojtje të njerëzve të varfër

Avokati të Popullit, Igli Totozani

Avokati të Popullit dhe Komisioni Shtetëror i Ndihmës Juridike kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi për tju ardhur në ndihmë të varfërve.

Sipas Avokatit të Popullit, njerëzve në nevojë do ti mundësohet mbrojtja sociale për ndjekjet e çështjeve penale, civile ose administrative.

Sipas institucionit të Avokatit të Popullit, shpesh herë janë paraqitur kërkesë nga qytetarët që nuk janë në koprtencat e këtij institucioni.

Bëhet fjalë për kërkesa nga individë apo grupe shoqërore, të cilët për shkak të pamundësisë financiare të ndjekjes së çështjes individualisht, apo edhe për kompleksitetin që ajo paraqet, kërkojnë që institucioni ynë ti ndihmojë dhe asistojë në ndjekjen e procedurave administrative apo gjyqësore të tyre. Kërkesa të këtij lloji janë orientuar prej nesh për tu drejtuar pranë autoritetit shtetëror përgjegjës, Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike, shkruhet në deklaratën për mediat të Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit u shpreh se memorandumi i nënshkruar është një ndihmë ë shumë e madhe që u jepet qytetarëve në nevojë për të përballuar proceset gjyqësore.

Është një gamë e gjerë njerëzish që nuk arrijnë të kenë akses në drejtësi. Në këtë kuptim ndihma është shumë konkrete dhe bashkëpunimi mes Avokatit të Popullit dhe Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike është shumë i rëndësishëm,- shtoi  Totozani. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›