E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB, Jeremiç zgjidhet president i Asamblesë

Vuk Jeremiç

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka zgjedhur ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiç, si president të sesionit të 67 të saj.

Nga 190 vota, Jeremiç ka marrë 99 vota pro ndërsa kandidati tjetër, ambasadori i Lituanisë në OKB, Dalius Cekuolis mori 85 vota.

Ne jemi një vend i vogël i zhvillua që nuk i përkasim asnjë aleance politike apo ushtarake, u shpreh Jeremiç pas zgjedhjes.

Presidenti i sapozgjedhur propozoi që diskutimet e nivelit të lartë të sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme, të cilat do të mbahen në mesin e shtatorit, të flitet për zgjidhjen mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

OKB ka 193 anëtarë dhe në Asamblenë e Përgjithshme të saj diskutohet çështje të spektrit ndërkombëtar. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›