Zaganjori nen ethet e presidences

E premte 08 Qershor 2012 1625
Xhezair ZaganjoriEthet e raundit te trete presidenciale duket se e kane perfshire me shume se kedo tjeter kandidatin e pa zyrtarizuar per kreun e shtetit Xhezair Zaganjori.
Ky i fundit e ka lene bosh karrigen e tij se statusin e anetarit te Gjykates Kushtetuese pergjate nje konference qe mbahet prej 2 ditesh per 20 vjetorin e krijimit te ketij institucioni. Aktiviteti i kushtetueses perkonte ne kohe me zhvillimin e seances plenare per raundin e trete te votimit per President dhe Zagonjori mund te kete qene shume i vemendshem ndaj ketij momenti. Nderkohe ne diten e dyte konferenca ka vijuar me diskutimet ne lidhje me ndarjen dhe balancimin e pushteteve. Ne fjalen e saj kryetarja e gjykates se larte Shpresa Becaj akuzoi ministrine dhe KLD se me inspektimet per vendimet e gjykatave po shkelin ligjin dhe kushtetuten. Ndersa ish-anetari i Gjykates Kushtetuese Sokol Sadushi theksoi ne fjalen e tij se shpeshhere vendimet e Gjykates Kushtetuese megjithese kane qene te shume debatuara jane referuar nga forcat politike.
Komente
Facebook