Ngjela: Tani e ka radhën opozita të propozojë kandidatin për president

Spartak Ngjela
Pas përfundimit të takimit mes kreut të PS-së, Edi Rama, dhe aleatëve të tij, ku është diskutuar për çështjen e presidentit, Ngjela ka deklaruar se tani e ka radhën opozita të propozojë kandidatin për president.
Kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, duke folur pas takimit ka nënvizuar se e drejta e propozimit të kandidatit tashmë i takon opozitës.
Berishës si lejohet më propozimi nëse flitet për konsensus. Tani të drejtën e propozimit të kandidatit e ka opozita, ka deklaruar Ngjela.
Ngjela pretendon se, rasti Zaganjori i heq përfundimisht të drejtën kryeministrit Sali Berisha në propozimin e kandidaturave, pasi sipas tij, kjo ishte provë e qartë se ai nuk është serioz në marrëveshje.
Tërheqja e Zaganjorit nga një pozicion xhepfallso godet rëndë çështjen lidhur me zgjedhjen e Presidentit. Kryeministrit Sali Berisha nuk i lejohet më e drejta e propozimit, të drejtën e ka opozita. Mazhoranca nxori një kandidat, e bëri të njohur botërisht, për publikun, ndërkombëtarët, i cili nuk paska qenë i vendosur për ti shkuar deri në fund garës. Tani ose Saliu ka tentuar të tallet me të gjithë ne, ose këtë e kanë bërë bashkërisht. Saliu e humbi të drejtën, nuk është serioz në marrëveshje, tha Ngjela. /E.L/