E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Greqia nuk duhet të largohet nga Eurozona

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se, nëse Greqia largohet nga Eurozona duhet të kuptojë se “problemet do të rriten” ,ai ka shtuar se, i njeh sakrificat që ka bërë populli grek.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Obama iu bëri thirrje udhëheqësve evropianë të veprojnë menjëherë dhe me vendosmëri për të zgjidhur krizën ekonomike në Evropë. Obama theksoi se, ata kanë zgjidhje në dispozicion, duke iu referuar nevojës për rikapitalizimin e bankave të dobëta, e cila, siç u shpreh, duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. “Këto vendime janë në duart e udhëheqësve evropianë, të cilët, për fat të mirë e kuptojnë seriozitetin e situatës dhe nevojës urgjente për të vepruar”, tha Obama.

Presidenti amerikan deklaroi se kriza në Evropë është pjesërisht përgjegjëse për dobësinë e vazhdueshme ekonomike në SHBA. Ai vuri në dukje më tej se, në qoftë se ekonomia e eurozonës zhytet në recesion, do të ngadalësojë ritmet e shërimit të ekonomisë amerikane. /Day Life/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›