Vlorë, kapen 25 kg drogë, pranga transportuesit
Një sasi prej rreth 25 kg lëndë narkotike është kapur sot nga policia në portin e Vlorës, ndërsa në pranga ka përfunduar transportuesi i saj.
Lënda narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit marijuanë, e presuar, është gjetur në automjetin e Julian Tarajt, i cili po tentonte të kalonte traun në pikën e kalimit kufitar të portit të Vlorës, për të udhëtuar drejt Italisë.
Ekspertët e seksionit antidrogë kanë nisur menjëherë vlerësimet për sasinë dhe llojin e lëndës së sekuestruar, ndërsa është bllokuar edhe mjeti në të cilin u gjet, një Benz me targa italiane. / Anila Peçi