Jemen, arratisen nga burgu 12 anëtarë të Al Kaedës
12 pjesëtarë të organizatës terroriste Al Kaeda janë arratisur nga një burg në Aden, në jug të Jemenit. Lajmin e kanë konfirmuar vetë autoritetet lokale, të cilat citohen nga televizioni Al Arabia.
Sipas njoftimit të autoriteteve, nga burgu i Al Mansoura janë arratisur gjithsej 15 të burgosur, 12 prej të cilëve bënin pjesë në organizatën Al Kaeda. Të burgosurit kanë mundur të arratisen duke përdorur një tunel që e kishin gërmuar në fshehtësi.