Dialogu Prishtinë-Beograd rinis në janar 2012
Vazhdimi i procesit të integrimit të Serbisë në BE varet nga dialogu me Kosovën. Mediat serbe theksojnë se të tre kushtet që i janë vënë Serbisë bë lidhje me marrjen e statusit të kandidatit pas tre muajsh kanë të bëjnë me Kosovës.
Dialogu Prishtinë-Beograd mbetet kushti me rëndësinë më themelore, por ende nuk dihet se kur ai mund të rifillojë.
Ndërmjetësi i BE-së, Robert Kuper ka nisur një udhëtim në Mianmar dhe kthimi i tij pritet nga fundi i javës, ndërsa po afrohen edhe pushimet e fundvitit, çka bën që rinisja e dialogut të shtyhet për vitin 2012.
“Jemi këtu që në çdo moment të mbajmë raundin e ri të dialogut, por realisht është e pritshme që bisedimet të vazhdojnë vetëm në vitin 2012″, kanë thënë në Këshillin e Evropës për gazetën “V.novosti”.