Integrimi, KE kërkon plan të ri veprimi

Kjo i është kërkuar autoriteve shqiptare nga drejtori për zgjerimin në Komision Evropian, Stefano Sannino, nëpërmjet një letre dërguar ministres së integrimit Majlinda Bregu dhe kryetarit të Komisionit të Integrimit, Ditmir Bushati.
Në letrën e siguruar nga Top Channel, Sannino evidenton punën e bërë deri më tani duke kërkuar që përpjekjet e deritanishme të vijojnë në përmbushjen e suksesshme të 12 prioriteteve e në veçanti atyre që kërkojnë konsensusin mes mazhorancës dhe opozitës. “Është me rëndësi që Ministria e Integrimit dhe Komisioni Parlamentar për Integrimin, të rishikojnë dhe rifreskojnë Planin e Veprimit i cili duhet të marrë miratimin e Komisionit Parlamentar. Ky rishikim dhe rifreskim do të shërbejë në ndërtimin e një kalendari pune dhe masash për tu implementuar”, shkruan Sannino.
Ai thekson në letër se për të gjitha hapat e ndërmarra nga pala shqiptare duhet të informohet Komisioni Evropian në mënyrë periodike për të patur më të lehtë monitorimin e progresit të këtij procesi për 12 prioritetet. Komisioni Evropian shpreh gatishmërinë e ndihmës në aspektet teknike duke ofruar asistencë teknike dhe takime të ndërsjella për ato çështje thelbësore të këtyre prioriteteve. Kjo letër e Stefano Sannino ka vënë në lëvizje Ministrinë e Integrimit dhe Komisionin Parlamentar të Integrimit. Kjo u reflektua edhe në fjalën e ministres së integrimit Majlinda Bregu gjatë mbledhjes së fundit në Tiranë të komitetit ndërparlamentar të stabilizim asocimit Shqipëri-BE.
Ministria e Integrimit ka përgatitur metodologjinë e Planit Kombëtar të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit i cili do të jetë i përmirësuar krahasuar me planet e mëparshme. Ndërsa Komisioni Parlamentar për Integrimin evropian të hënën do të zhvillojë një seancë dëgjimore me ministren e Integrimit Majlinda Bregu dhe ambasadorin e BE-s në Tiranë Etore Sequei ku do të diskutohet për implementimin e rekomandimeve që Sannino ka dërguar për tu marrë në konsideratë./Start/
2011-12-11 16:49