Dibër, mbetet e bllokuar 24 vjeçarja shtatzënë
DIBER- Nje 24 vjecare, ne muajin e gjashte te shtatzenise ka mbetur e bllokuar nga bora ne Kalane e Dodes. Ajo ishte nisur ne drejtim te spitalit, me te aferm te saj, ne kushte te renda shendetesore, por per shkak te motit nuk mundit te vazhdonte rrugen drejt spitalit.
Gruaja mesohet se u transportua me barrele nga Shullani në Kalanë e Dodës, por rrugetimi me tej u be i pamundur dhe ajo bujti ne nje shtepi ne fshatin Ujmir.
Një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë ka tentuar disa herë të ulet në fshatin Ujmir, për të bërë të mundur dërgimin e saj në spital, por kushtet e motit e kane bere nje tentative te tille te pamundur.