Volfart: Presidenti të zgjidhet si Avokati i Popullit; me konsensus dhe transparencë
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Volfart ka deklaruar se Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet në të njëjtën mënyrë siç u zgjodh Avokati i Popullit. Volfart ka vlerësuar procesin transparent dhe konsensusin mazhorancë-opozitë në të cilin u zgjodh Avokati i Popullit.
Këtë deklaratë, Volfart e ka bërë pas një takimi me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, i cili u miratua në këtë detyrë me 127 vota pro nga Kuvendi.
Votimi me 127 vota i z. Totozani është një fakt inkurajues. Shpresoj që të gjendet një konsensus i ngjashëm si për zgjedhjen e z. Totozani edhe kur të shfaqet kandidati ose kandidatët e parë për President. Ndoshta jo aq spektakolar, me 127 vota siç ishte për Avokatin e Popullit, por gjithsesi konsensus. Zgjedhja e Totozanit tregoi se konsensusi është i mundur, është shprehur Volfart.
Në korrik të këtij viti përfundon mandati i presidentit në detyrë Bamir Topi, i cili u zgjodh me shumicë të cilësuar votash. Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, Presidenti i Republikës zgjidhet; në tre raundet e para me 84 vota ndërsa në dy raundet e fundit me 71 vota.
Redaksia OnLineFlorenc Stafa
* * *
Avokati i Popullit Igli Totozani ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Danimarkës në Tiranë Karsten Jensen. Takimi mes tyre është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit që ambasada daneze do të mundësojë mes institucionene homologe të Avokatit të Popullit, për forcimin e kapaciteteve.
Takimi u zhvillua në kuadër të njohjeve me përfaqësitë diplomatike si dhe urave bashkëpunuese. Danimarka, është vendin që mban aktualisht presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.
Po sot, Avokati i Popullit pritet të takohet për herë të parë që pas marrjes së detyrës me Kryeministrin e vendit, Sali Berisha.