Avokati i Popullit vë në lëvizje Nishanin e Ramën
Tiranë-Është dashur të ngrihet shqetësimi nga Avokati i Popullit që organet policore dhe ato të drejtësisë “të vënë pak drejtësi”. Pasi Ermir Dobjani doli sot publikisht dhe deklaroi se kërkon interpelancë në Parlament për të folur mbi dhunën që ushtrohet në komisariate dhe pakorrektësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Kryeprokurorja Ina Rama ka urdhëruar të pritet fletë-arrest për policin që ushtroi dhunën mbi një 18 vjeçar. Urdhër që është ekzektuar nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani. Ishte pikërisht zëdhënësi i kësaj ministrie që deklaroi se në mbrëmje se “pas kërkesës së organit të akuzës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të Kryeinspektorit Hasanbegaj dhe është i arrestuar në komisariatin e Sarandës”.
Dobjani kërkon interpelancë në Parlament:Shqiptarët torturohen në polici dhe gjykataTiranë-Avokati i Popullit, Ermir Dobjani ka deklaruar sot për mediat se në komisariate dhe gjykata ka punonjës të papërgjeshëm. reagimi merr shkas nga një rast në Sarandë, ku policia keqtrajtoi një 18-vejçar të kapur në tentativë për të kaluar kufirin. Dhuna e paprecedent e policit ka bërë që i ndaluari të humbasë ndjenjat në gjykatë, gjatë masës së sigurisë.
Ermir Dobjani i bëri thirrje Prokurores së Pergjitshme, Ina Rama dhe ministrit te Brendshem, Bujar Nishani të reagojnë sa më shpejt ndaj kësaj ngjarjeje. Gjithashtu ai deklaroi se kërkon interpelancë në parlamnet. “Inaktiviteti për të vënë para përgjegjesise policinë, me detyron të zbatoj detyrën dhe t’i kerkoj Parlamentit që të dëgjohem para tij për çeshtjen e tortures ndaj qytetareve shqiptare”, tha ai,
Sipas Dobjanit policia nuk arrin të kapë trafikantët e vertetë dhe rreh e tururon fshatarët e varfër. I riu për të cilin referon Dobjani, është Aristidh Gllucajt nga fshati Gjorm i Vlorës. Ai është rrahur barbarisht, madje i ka rënë të fikët në sallën e gjyqit. Përpos kësaj është lënë në qeli edhe 30 dite të tjera pas ndalimit.
“Pse duhet të presim që një shtetas të vdese që ne të reagojmë. Pse gjyqtarja nuk reagoi kur pa një të pandehur që humbi ndenjat dhe pse nuk mori masa penale ndaj autorëve të torturës”, u shpreh Dobjani.
Duke kujtuar tragjedinë e Butrintit Dobjani shtoi se “ky i ri u kap se po kalonte kufirin me nje traste buke me vete në kërkim të një jete më të mire. Sikur të kishte humbur jetën në tragjedine e Butrintit për të do të kishte keqardhje, ndërsa realisht po e keqtrajtojnë”, u shpreh Dobjani.
Avokati i Popullit kerkoi masa emergjente per te ndeshkuar policin Ardit Hasaga qe sipas tij ka torturuar shtetasin e ndaluar Aristidh Gelleucajn. Ai kritikoi edhe sjelljen e gjyqtares kur pa të riun që ra përdhe në sallën e gjyqit por nuk la pa shigjetuar edhe Prokurorin që përpiloi një akuzë të rëndë 18-vjeçarin.