Topi: Greva e deputetëve, për standarte në zgjedhje
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka deklaruar sot se “greva e deputetëve të LSI-së dhe PDK-së bëhet për të rritur standartet në zgjedhje”. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Topi është pyetur se çfarë mendimi ka për grevën e deputetëve dhe kodin zgjedhor që pritet të miratohet në Shqipëri. Në përgjigje të pyetjes ai tha se “siç është shkruar edhe në progres-raportin e BE-së duhet reformuar kodi zgjedhor në Shqipëri”.
Sipas Presidentit të Republikës, çështja e zgjedhjeve në Shqipëri është dominante pasi jemi në një vit elektoral. “Në raport-progres thuhet se jemi në prag të zgjedhjeve dhe në prag të nevojës për reformim të Kodit Zgjedhor. Gjithashtu aty thuhet se mungon kultura e dialogut politik dhe kjo dëshmohet qartë sot kur një pjesë e deputetëve kanë dalë në mbrotje të interesave të tyre me protesta”. Kështu është shprehur Topi në invervistën për VOA. Më tej ka sqaruar se “është në të drejtën e tyre që të protesotjë për arritjen e standardeve dhe marrjen në konsideratë të kërkesave të tyre”.
Më datë 10 nëntor, 11 deputetë të Partisë Socialiste për Integrim dhe të Partisë Demokristiane janë mbyllur në sallën e Parlamentit në një grevë urie të paralajmëruar. Sipas kreut të LSI-së, Ilir Meta, i cili është një ndër grevistët, dy partirë e mëdha PD dhe PS duan të bëjnë një Kod Zgjedhor që eliminon partitë e vogla. Sipas marrëveshjes së këtyre dy partive, nuk do të ketë komisionerë të partive të vogla nëpër qendrat e votimit. Në këtë mënyrë, ata e shohin votën e tyre të kërcënuar, ndaj edhe kanë hyrë në grevë urie për të mos lejuar miratimin e këtij Kodi Zgjedhor, i cili pritet të kalojë në Parlament.