Veteranët e UÇK-së, të dielën në Mitrovicë
Shkelja e sovranitetit të shtetit, mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, mosfunksionimi i shtetit ligjor dhe mosveprimi i institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në mbrojtjen e sovranitetit. Këto janë arsyet që veteranët e luftës së UÇK-së kanë zgjedhur për të protestuar të dielën në Mitrovicë.
Për të ngritur zërin e tyre, Këshilli organizativ i kësaj proteste, në ditën e diel të kësaj jave u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që t’i bashkëngjiten këtij organizimi në mënyrë që protesta të jetë sa më masive.
“Ju ftojmë masovikisht të protestojmë më datën 30 maj, në ora 12, në Mitrovicë. Protesta jonë ka karakter paqësor dhe është e lajmëruar në Policinë e Kosovës”, tha të premten kryetari i OVL të UÇK-së, Muharrem Xhemajli.
Marshi protestues është paraparë të fillojë nga ‘Sheshi i Jasharëve’ e më pas do të vazhdojë deri te sheshi ‘Isa Boletini’. Moto e kësaj proteste paqësore është “Të mbrohet sovraniteti i Kosovës”.
Në po të njëjtën ditë, në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në komunën e Novobërdës do të mbahen zgjedhjet ilegale serbe për pushtetin lokal të organizuara nga Beogradi.
Mbajtja e zgjedhjeve serbe, sipas veteranëve të luftës së UÇK-së, jo vetëm që është në kundërshtim me normat e akteve ndërkombëtare, por është përzierje në punët e shtetit tjetër, gjë që sipas tyre, dënohet edhe nga vetë Karta e OKB-së.
“Parullat se nuk i njohim zgjedhjet apo ato janë jolegjitime, lirisht mund të quhen një refren tepër bajat. Ajo që po shihet sheshazi, është sjellja e gjendjes së njëjtë si në Palestinë, Bosnjë, Qipro dhe mbajtja e derës hapur përjetë për faktorin ndërkombëtar”, tha Xhemajli.
“Ne këto synime kaherë i kemi hetuar dhe me kohë ua kemi tërhequr vëmendjen të gjithë faktorëve relevantë, por siç po shihet, është pa rezultate të duhura”, shtoi ai.
Kritika në drejtim të institucioneve të vendit dhe ndërkombëtare, ka adresuar edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari.
Sipas Jasharit, këto institucione nuk po ndërmarrin asgjë për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës.
“Ne do t’ua bëjmë të qartë edhe institucioneve vendore dhe qendrave të vendosjes e mekanizmave ndërkombëtarë që janë të instaluar në Kosovë, se këtu ka pasur një luftë shumë të përgjakshme, kanë derdhur gjakun dëshmorët e kombit, kanë dhënë gjymtyrë invalidët e luftës... Nuk do të lejojmë që këta ndërkombëtarë të vazhdojnë kështu, që mos t’u ngutet që ta ushtrojnë ndikimin e tyre dhe ta mbrojmë sovranitetin e Kosovës”, tha Jashari.
Për të mbajtur situatën nën kontroll gjatë ditës së diel, Policia e Kosovës tashmë ka mobilizuar pjesëtarët e saj.
Zëdhënësi i PK-së, në rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha për Express se tashmë është bërë plani policor për intervenim në rast të ndonjë incidenti të mundshëm.
“Edhe pse protesta është paralajmëruar të jetë e qetë, ne kemi bërë planin operativ. Kjo edhe për faktin se të dielën shumë ngjarje do të ndodhin në të njëjtën kohë”, tha zëdhënësi Hoti.
Ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës, Behar Selimi ka deklaruar të enjten se institucioni që ai drejton do të sillet profesionalisht ditën e diel, kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet serbe në veri të Kosovës.
“Ashtu sikurse ka deklaruar Qeveria e Kosovës, edhe Policia do ta injorojë atë ngjarje, ngase ato zgjedhje janë jolegjitime. Ndërkohë, policët në atë pjesë do të kujdesen për detyrat e zakonshme të tyre, që nënkupton ruajtjen e rendit dhe qetësisë”, ka thënë Selimi. Sipas tij, ky është një plan i rregullt operativ që zbatohet në atë pjesë.
EULEX-i të dielën do t’i shmanget Mitrovicës
Përmes një letre të brendshme këshilluese, Misioni i BE-së ka sugjeruar pjesëtarët e këtij misioni që t’i shmangen Mitrovicës.
“Në bazë të të gjitha këtyre informative, të gjithë pjesëtarët e Misionit të EULEX-it këshillohen që t’i shmangen Mitrovicës, të dielën më 30 maj dhe të gjitha vizitat në zonat me siguri të mesme në veri duhet të jenë strikte dhe duhet të kryhen vetëm në raste të veçanta”, thuhet mes të tjerash në letrën këshilluese të EULEX-it.
Karin Limdal, zëdhënëse e këtij Misioni, nuk ka konfirmuar lëshimin e një letre të tillë, duke u arsyetuar se nuk mund të komentohen çështjet e brendshme. Ajo i ka thënë Radio Dukagjinit se “nuk parashihen probleme gjatë fundjavës në Mitrovicë”.
“Normalisht unë nuk mund të komentoj çështje të brendshme të sigurisë apo edhe paralajmërimet, por në përgjithësi mund të them se pjesëtarët e misionit të EULEX-it për zhvillime që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë gjithnjë janë të njoftuar, gjithsesi do të duhet të jemi të njoftuar derisa pjesëtarë të EULEX-it operojnë në territorin e Kosovës. Misioni ynë nuk parasheh probleme të mundshme gjatë fundjavës në qytetin e Mitrovicës”, ka thënë Limdal.
Në letrën që ka arritur ta sigurojë RD thuhet po ashtu se “Rojat e urës” janë të njoftuara me të gjitha zhvillimet që do të ndodhin të dielën në qytetin e Mitrovicës.