E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i popullit kërkoi sot investime për dhomat e shoqërimit në Himarë

Zyra e Avokatit të Popullit ka kërkuar investime për të përmirësuar kushtet në mjediset e shoqërimit në stacionin e Policisë së Himarës në qarkun e Vlorës, në përfundim të një inspektimi të bërë aty disa ditë më parë. "Grupi i inspektimit konstatoi se dhoma për të shoqëruarit në këtë stacion, si nga përmasat, ndriçimi natyral, i rrjetit dhe orenditë, nuk plotësonte kubaturën e nevojshme dhe nuk ishte e konceptuar sipas standardeve të përcaktuara në ligj", bënë të ditur sot burime zyrtare nga Zyra e Avokatit të Popullit. Sipas tyre, rekomandimi në fjalë i është bërë i ditur drejtuesve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, nga varet edhe stacioni i Policisë së Himarës.  Prej fillimit të këtij viti, Zyra e Avokatit të Popullit ka ndërmarrë një tur inspektimesh në strukturat e policisë në rrethe, ku po njihet me gjendjen e respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria. Në këtë kuadër, kjo Zyrë ka bërë rekomandimet përkatëse, që përgjithësisht drejtohen në përmirësimin e infrastrukturës së komisariateve të policisë në rrethe.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›