IDRA i ofron USAID-it të njëjtat sondazhe politike, siç i ofron ZOGBY-t dhe Edvinit

Tashmë është bërë e udhës që organizata të ndryshme të realizojnë sondazhe të ndryshme dhe në fund të dalin në publik e të mundohen të mbushin mendjen e qytetarëve se konkluzionet e tyre janë të bazuara mbi fakte dhe intervista reale. Një gjë e tillë ndodhi edhe sot, një sondazh të cilin USAID e ka kryer në partneritet me IDRA-n. Eshte i njejti "partneritet" qe me heret eshte vene re nga ZOGBY dhe Edvin Rama. Dhjetëra media kanë denoncuar kulturen e shërbesës ndaj Edvinit, që ofron IDRA ne sondazhet e veta dhe rezultatet e fundit të USAID-it kryejnë të njëjtën shërbesë politike ndaj Edvinit. Ndër të tjera në këtë sondazh thuhej se korrupsioni në 2009 është më i lartë se në 2008, edhe pse thuhet (si me qenë e shkruar me dorë, dhe jo me testim), se në fakt korrupsioni eshte ulur edhe pse "perceptimi" mbetet mjaft i lartë. Specialistë të sondazheve, nëse vërtet ky përfundim do ishte real, me e pakta shtojnë se nuk mund të thonë se si është kryer, se kush është intervistuar, e të tjera detaje që kanë të bëjnë kryerjen e sondazheve. Asnjëherë IDRA nuk ka bërë publik dokumentacionin, rrugën apo mënyrën se si e ka kryer testimin, cilët janë pyetur e si janë pyetur. Por thjesht dilet në konferenca dhe thuhet se ky apo ai ishte përfundimi. Dhe përfundimi është i kuptueshëm. Edhe ky sondazh rezultoi njësoj si ZOGBY i Ramës, sepse helbete, ishte i njëjti ekzekutues, IDRA.
Komenti - Dëshpërim i veglave të Edi Ramës, të cilat arrijnë të blejnë një sondazh ndërkombëtar, vetëm e vetëm që t’u mbushin mendjen ylberistëve, se janë ende në garë për të marrë pushtetin. Sipas të gjitha shifrave, socialistët e Edvinit gëzojnë vetëm 37 përqind të mbështetjes, ndërkohë që 49 përqindëshi i së djathtës, është shfryrë, sipas matematikës së Erion Velisë në 30 përqind, ndërkohë që të tjerët janë shpallur si të pasigurtë. Edhe vetë blerësit s’ishin të sigurtë se shifrat do të konfirmoheshin në javët në vijim, ndërkohë që nga turpi, PS-ja s’mundi t’u dilte në krah statistikave të paturpshme. Publiku pa sot një shfaqje të dëshpëruar të 99-shave në opozitë, në dëshpërim e sipër, për të bindur të pavendosurit se kishte një shpresë që ata edhe të shndërroheshin në vendimmarrës në Shqipërinë e Evropës, moralit dhe zhvillimit. Sekti i Edvin Ramës dhe Erion Veliajve dje dhe sot ka siglën e IDRA-s, pavarësisht se cila është koraca ndërkombëtare që prezantohet.
...