KLD reagon për sondazhin e IDRA-s: E vërteta është krejt tjetër. Publiku beson në drejtësi më shumë se një vit më parë

Këshilli i Larti i drejtësisë ka reaguar negativisht ndaj rezultateve të një sondazhi të zhvilluar nga IDRA me financim të USAID. Sipas KLD-së pretendimet e rritjes së korrupsionit për këtë vit kundrejt vitit të kaluar nuk janë reale për shkak se këtë vit besimi i qyterëve në sistemin e drejtësisë është më i lartë se një vit më parë. “Vitin e fundit, publiku i gjerë ka një rritje të besimit tek gjykatat shqiptare me afro 6 pikë përqindjeje ( nga 40.6 % në vitin 2008, në 46.6 % në vitin aktual). Është rritur perceptimi për një trajtim më të mirë nga gjykatat, me afro 3.9 pikë përqindjeje, që do të thotë se gjykatat ofrojnë sot më shumë profesionalizëm dhe reflektojnë më shumë përgjegjësi ndaj problematikave të publikut. Krahasuar me një vit më parë, vetë gjyqësori ndjehet më besues ndaj faktit se korrupsioni nuk është problemi më serioz i drejtësisë, ndërsa mbetet i tillë, ndërhyrja e avokatëve në veprimtarinë gjyqësore. Statistikat e mësipërme, nuk përjashtojnë vëmendjen ndaj rëndësisë së besimit të publikut të gjerë dhe sektorit publik, ndaj paanësisë së gjyqtarëve” shprehet ndër të tjera Këshilli i lartë i drejtësisë në lidhje me sondazhin e IDRA-s. Por KLD nuk mjaftohet me kaq në këtë deklaratë. Më tej KLD deklaron se edhe institucionet e tjera duhet të reflektojnë ndaj sondazheve të tilla. Sipas KLD-së Sondazhet janë një mjet matës ndaj të cilit duhet reflektuar, pasi nxisin institucionet të jenë transparente në punën e tyre.
...